Berisha: Lubi Balluku duhej të ishte arrestuar me kohë, po prishin provat ditë e natë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ministrja Belinda Balluku duhej të ishte arrestuar me kohë, pasi po prishin provat ditë e natë.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se, Balluku ka administruar 12 miliardë euro, nga të cilat 10.3 miliardë janë zhdukur, ndërsa arrestimi do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte.

“Ja ku e keni rrugën e Qafë Plloçës, ja ku i keni veprat. Shikoni rrugën e Ersekës. Shikoni rrugën e Arbrit.

Dhe përballë këtyre skandaleve, këtyre vjedhjeve të paimagjinueshme, përballë shkatërrimit të madh të materies kombëtare, rrënimit të vërtetë të ekonomisë… besoj e morët vesh që u kthyem ku ishim.

Për herë të parë në 32 vite, ekonomia mbahet nga kontributi i shtetit, jo nga ekonomia.

Ekonomia kontribuon vetëm 49 përqind të rritjes ekonomike. Sepse është në rënie të lirë.

Sepse droga dhe vjedhja po e shkatërrojnë atë.

Dhe tani, forca e ekzekutivit kundër pezullimit në një kohë kur ajo duhet të ishte prej kohësh e arrestuar sepse po prishin provat ditë e natë.

Sepse po zhdukin dokumentet ditë e natë.

Po, po.

Ka administruar 12 miliardë euro, nga të cilat absolutisht 10.3 miliardë janë zhdukur pa gjurmë, pa nam e nishan.

Ja ku e keni rrugën e Qafë Plloçës, ja ku i keni veprat.

Shikoni rrugën e Ersekës.

Shikoni rrugën e Arbrit.

Pra, para të gjitha këtyre, Gjykata Kushtetuese në një diktat të plotë dhe në presion të tmerrshëm, në vend që të hedhë poshtë shqyrtimin, siç hodhi poshtë shqyrtimin e 30 deputetëve, nuk e legjitimoi duke shkelur Kushtetutën, nuk hedh poshtë shqyrtimin e një mase të ligjshme që është e zakonshme në Europë dhe kudo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …