Mediu takim me kongresmenë amerikanë: I informova për krimin, kartelet dhe korrupsionin!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë Forumit të IDU në Uashington DC, në SHBA është takuar me kongresmenë.

Në takimin me kongresmenët, Clay Higgins, Pat Fallo, Darin LaHood dhe Brian Jack, Mediu tha se ka pasur diskutime jo vetëm për çështjet e sigurisë, por edhe në lidhe me problemet në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të faktuar nga ODHIR.

Në fokus të diskutimeve, Mediu shkruan se ka qenë edhe ndikimi i krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe korrupsionit në zgjedhje.

Postimi

Gjatë takimit të Forumit të IDU në Washington DC, u takova dhe diskutuam me kongresmenë për organizimin e përbashkët të Forumit të Sigurisë të përvitshëm tashmë në muajin shkurt në Kongresin Amerikan për Investimet 5% në fushën e mbrojtjes dhe për nevojën bashkëpunimit me SHBA për të ndërtuar një deterancë politike dhe ushtarake në Ballkan dhe Europë.

🔹Takova Nënkryetarin e Komisjonit të Sigurisë Kongresmenin Clay Higgins, Anëtarin e Komitetit të përhershëm të Inteligjencës dhe Sigurisë Kongresmenin Pat Fallon me të cilin patëm dhe një darkë miqësore, Kongresmenin Darin LaHood anëtar i Komitetit të përhershëm të Inteligjencës, Kongresmen Brian Jack anëtari i Komitetit për Mbikëqyrjen e qeverisë, ish drejtor politik në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump.

🔹Me miqtë në Kongres diskutova dhe për problemet në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme të faktuar nga ODHIR, ndikimi i krimit të organizuar , karteleve të drogës dhe korrupsionit në zgjedhje, përdorimi politik i gjyqësorit dhe krijim i një sistemi parti shtet, i cili ka shkatërruar funksionimin e pluralizmit dhe demokracisë, i papranueshëm për një vend anëtar të NATO-s.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …