Çështja “Balluku”, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë është thelbësore!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimet ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Në një reagim për Report Tv, Ambasada Amerikane theksoi rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe e cilësoi atë si të domosdoshme për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri.

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim” , thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Reagimi i SHBA vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka refuzuar të shkarkojë Ballukun, duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Çdo ditë, Edi Rama del me mesazhe të reja në rrjete sociale, duke u përpjekur të justifikojë se pezullimi i saj po pengon funksionimin e vendimeve qeveritare dhe nismave të investimeve.

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …