CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Berisha: Mashtrim banal, pezullimi i Lubisë nuk e bllokon qeverinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi pas qëndrimeve të përsëritura të Edi Rama se, “pezullimi i Belinda Ballukut ka bllokuar punën e qeverisë”.

Berisha shkruan se, ky është jo vetëm një mashtrim banal, por edhe një vetëposhtërim publik.

Reagimi

Mashtrim banal, por edhe vetëposhtërim publik!

Rama dhe Lubia e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.

Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.

I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.

Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.

Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.

Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësve të tyre).

Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”

Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …