Berisha: Do të riparaqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, deklaroi se opozita do të riparaqesojë në parlament amendamentin për vendosjen e minimumit jetik, si hapin e parë për mbështetjen e qytetarëve.

Ai akuzoi qeverinë për rrëzimin e euros me 30–35%, duke thënë se kjo ka falimentuar mijëra biznese eksporti dhe ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune. Berisha theksoi se prodhimi vendas dhe ai industrial janë në rënie, ndërsa çmimet rriten dhe xhepat e qytetarëve po “grabiten”.

Berisha: Çfarë ndodh, pse droga, pse narkoja. Shumë thjeshtë.

Zhvlerësimi i euros me 30-35 % ka falimentuar me mijëra ndërmarrje eksporti. Falimentimi i ndërmarrjeve të eksportit ka shkatërruar dhjetëra mijëra vende pune, por ka shkatërruar dhe prodhim dhe prodhimi në pikiatë, prodhimi industrial është në recension, është me minus.

Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi. Por taksat rriten se rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve.
Kjo është e qartë si kristali, grabiten xhepat e qytetarëve.

Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vuçiçit dhe me sistemin e TVSH-së asimetrit, të gjithë prodhuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe, importi thonë, por serbëve e jo serbëve dhe jo prodhimit e vendit.

Prandaj bie prodhimi vendas.

Pra nëse ka një gjë që po shkatërron me shpejtësi, si një sëmundje e pashërueshme këtë vend, është narkoshtetit, narkosi.

Çka sjell rrëzimi i Euros. Ju lutem merrni statistikat, vetëm të INSTAT-it dhe do të gjeni se nga viti 2023 në 2024, rënie drastike të kontributit të akomodimeve dhe shërbimeve.

Kjo lidhet dhe me largimin masiv të shqiptarëve, sepse të jemi realist turizmi i bregut ka qenë turizmi i Tiranës. Po, kishte të huaj, por ishte turizmi i Tiranës. Tirana dyndej në breg, e keni parë siç ka qenë bregu e kanë treguar mediat. Tani si ishte bregu e tregon INSTAT-i.

Tjetër, shkatërrim i paimagjinueshëm i profesioneve të lira. Largim masiv i tyre nga Shqipëria. Kontributi i tyre nga 10-12% që ka qenë në rritje, në atë kohë nuk e kishin 23% taksën, por atë që kishin e paguanin, ka zbritur në 1%. Këtë e thotë INSTAT.
Pra, ky është efekti më shkatërrimtar i narko-euros, i drogës në ekonominë shqiptare.

Do të riparaqesim në parlament amendamentin për minimumin jetik, si amandamenti, si lëvizja e parë më e domosdoshme për mbështetje të qytetarëve shqiptarë.

Me këtë rritje çmimesh, është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritje tjetër.

Cilido që të jetë kostoja e tij, alfa e çdo hapi duhet të jetë vendosja e minimumit jetik. Është e paimagjinueshme të pranosh një situatë të tillë. Është pashpirtësi e madhe.

Kur sheh që çmimet, unë po marr atë që ka dhënë 1 vit më parë Eurostati, janë edhe në gjer 17% edhe më të larta se në mesataren e BE-së, në një kohë kur rroga mesatare është 4-5 herë ndën mesataren e BE-së.

Ndërkohë që rritjet e rrogave, asnjëra nuk jep fuqinë blerëse që kishin ato 3 vite më parë, në 2023. Ndaj dhe vendosja e minimumit jetik do të jetë beteja jonë në parlament.
Ne kemi bërë shume amendamente, por amendamenti më i rëndësishëm është vendosja e minimumit jetik.

About Redaksia

Check Also

Arkitektja: Shqipëria po vdes! Askush nuk do ta ndryshojë këtë realitet nëse ne nuk e bëjmë!

Në një fjalim të mbajtur para Foltores këtë të hënë para Kryeministrisë, arkitektja e sapodiplomuar akuzoi …