COVID-19/ Mjeku: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat!

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të cilin pretendohet se shumica e vdekjeve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19 janë shkaktuar nga vaksinat.

Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në periudhën e pandemisë, në King County, Washington, një zonë me nivel të lartë vaksinimi kundër COVID-19.

Referuar raportit, Prifti e ka cilësuar pandeminë si “pjesë të një ideologjie Woke”, teksa shton se e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia duhet kërkuar te autorët e politikave globale të pandemisë.

“Amerika nuk te fal dhe nuk ta fal! Me poshte nje studim ne 2 milion banore ne Kontene King ne Washington i cili evidenton nje rritje me 1236% te arresteve kardiake ne kete zene te super vaksinuar me mRNA vaksina. Studimi eshte publikuar ne 2024 por vetem pardje doli ne shtyp.

Per kedo qe nuk kupton e gjithe tragjedia Covid19 ishte pjese e ideologjise woke! Besoj qe e keqja cbehet aty ku ajo lind”,- shkruan Prifti në fb.

 

 

 

About Redaksia

Check Also

Blindohet vendi i krimit/ Rama në panik nga revolta popullore

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka …