Berisha: Gjatë këtij 4 vjeçari PD nga forca politike më e izoluar, u kthye në forcën me mbështetjen më të madhe në historinë e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha përshkroi katër vitet e fundit të Partisë Demokratike si një periudhë të jashtëzakonshme, ku partia u ringrit nga izolimi ekstrem dhe sulmet e një “narkoshteti” në një forcë politike me mbështetjen më të madhe në historinë e saj.
Në konferencën e mbajtur sot me gazetarët, Berisha tha se përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar PD-në dhe për të shuar zërin opozitar dështuan, ndërsa institucionet ndërkombëtare dhe partnerët e djathtë në botë kanë njohur dhe mbështetur qëndrimet dhe parimet demokratike të partisë.
Berisha: Mendoj se, ky 4-vjeçar pa ekzagjeruar është një 4-vjeçar midis legjendës dhe realitetit. Një forcë politike e bazuar në parimet demokratike, idealet demokratike të lirisë, të sovranitetit, për të qenë forcë sovrane politike, u agresua nga mafia shqiptare e ndërkombëtare në mënyrën më paskrupullt. Kjo është e vërtetë.
E vërteta është se gjithë ajo që ndodhi, kishte vetëm një qëllim.
Së pari një PD të kontrolluar totalisht nga Edi Rama.
Së dyti, zhdukjen e PD me mekanizmat, me mekanizmat e gjykatësve dhe të tjerë.
Është kështu apo jo.
Pra në kushtet e një narkoshteti, ata që kontribuan në ndërtimin e narkoshtetit, tani donin që Shqipëria të mos kishte një zë opozitar të vërtetë.
Të kishte një pseudo opozitë, aleate të Edi Ramës.
E zhytën PD-në, partinë e transformimeve më të mëdha në historinë e këtij vendi në izolimin më të thellë.
Është kjo e vërteta. Por kjo parti u ngrit si feniksi nga hiri, dhe u ngrit vetëm e vetëm për të vërtetat që mbronte. Në një hark kohor 14 mujor, në mbështetje të kësaj partie të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë, kanë firmosur 7 rezoluta, në të cilat sanksionojnë mbështetje të plotë për PD dhe denoncojnë farsën elektroale të regjimit.
Denoncojnë persekutimin e opozitës dhe përdorimin e drejtësisë si armë politike.
Denoncojnë narkoshtetin shqiptar me gërma kapitale dhe Edi Ramën.
Pra nga një forcë me e izoluara është sot forca më e mbështetur në tërë historinë e vet.
Ky është 4-vjeçari i PD-së…
… Ato parime, janë të mishëruara dhe të palëkundura. Anëtarët e saj votuan në këto 4 vite më shumë se në gjithë ekzistencën e PD.
Përpjeket e armiqve të saj për ti përçarë, dështuan. Sot ata janë të bashkuar rreth atyre parimeve si asnjëherë më parë.
Pra thashë, nga forca më e izoluar e Europës me 7 rezoluta është forca e aktakuzave më të rënda të regjimit të Tiranës, më e përkrahur.
Ndaj dhe të garantoj se nëqoftëse PD nuk do të kishte mbrojtur parimet e drejta që mbrojti, do të ishte atje në thellësitë e izolimit, ku e vendosën në mënyrën më të padrejtë.
Të garantoj se, nëse nuk do verifikoheshin drejtuesit e të gjithë partive nuk do pranonin kurrë që të damkosnin Shqipërinë si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Nuk e bënin këtë ata. Nuk e kanë bërë ata për hir të Sali Berishës, kurrë këtë.
Por së fundmi, siç e patë ju, e shpall rrezik për Europën rezoluta e IDU, për sigurinë e Europës.
Fatmirësisht qeveria e SHBA, administrata Trump po tregon ndjeshmëri ndaj këtij faktori të tmerrshëm që është droga, që po e shkatërron qenien e shqiptarëve.
Pra, parimet janë respektuar, do respektohen dhe besoj, pavarësisht nga propaganda e neveritshme, e turpshme kundër saj, që bëhet nga mediat e kontrolluara nga qeveria, por në këto kushte të paktën vendi ka një opozitë të vërtetë, një opozitë që e kontrollojnë anëtarët e saj, e votojnë anëtarët e saj dhe jo tjetër kush.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …