Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot në konferencën për mediat se SPAK ka ndarë në dy çështje dosjen që rëndon mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Berisha tha se dosja Balluku është ndarë në dy çështje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.
“Edi Rama ka hallin se është në radhë, është në radhë pas Lubisë. Është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe dosja e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës dhe ai po bën gjithçka për të përdorur Lubinë si pasmore”, tha kreu i PD.
“Një javë më parë ky mashtrues publik i kapur në qark me vjedhjen e Tunelit të Llogarasë citoi kushedi sa here Komisonin e Venecias, sikur ky komision ka dhënë opinione që nuk mund të pezullohen ministra. Tani ka 4 ditë që nuk e përmend me Komisionin e Venecias , duket ka marrë karton të kuq.
Edi Rama ka hallin se është në radhë, është në radhë pas Lubisë. Është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe dosja e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës dhe ai po bën gjithçka për të përdorur Lubinë si pasmore”, tha Berisha.
Gazeta RD