Malltezi: Prokurorët kanë frikë ta thërrasin Ramën, ja harta me 8 firmat e tij që shkaktoi 340 mijë euro dëm

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe kryeministrit Edi Rama, pas shtyrjes së seancës gjyqësore për çështjen “Partizani”.
Në dalje të gjykatës, duke folur për mediat, Malltezi tha se prokurorët po veprojnë me urdhër politik dhe paraqiti një hartë të vitit 2008, e cila sipas tij, vërteton se ndryshimi i destinacionit të tokës është bërë me firmën e Ramës.
Malltezi i cilësoi prokurorët si lepepeqe të Edi Ramës, duke pretenduar se ata janë të emëruar dhe të kontrolluar politikisht, madje edhe të vetuar nga motra e Belinda Ballukut. Sipas tij, akuza ndaj tij është ngritur pa asnjë provë, fakt apo dëshmi.
Deklaratat e forta të Jamarbër Malltezit erdhën pasi seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” u shty. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 22 dhjetor, në orën 11:00.

Malltezi: Taulant Ballës dhe Juri Kimit, hajdutëve të parave shqiptare. Ka hetuar lepepeqet e caktuara nga Edi Rama, të vetuar nga motra e Belinda Ballukut për pesë vite. Para dy vitesh, ju thanë që Berisha ka miratuar VKM dhe ligje nominative. Po e bukura është që nuk kanë çuar asnjë në Gjykatë Kushtetuese. Pra e dinin fare mirë që po mashtronin. Ishin prokurorë mashtrues. Lepepeqet e Edi Ramës. Nuk kanë çuar asnjë, as atëherë, as sot. Sot nuk kanë asnjë provë, nuk kanë asnjë fakt, nuk kanë asnjë evidencë, nuk kanë asnjë dëshmi.
Në këto kushte, në shkencë, nuk mund të botosh dot një artikull shkencor, se të marrin e të qeshin. Kur s’ke një fakt, një provë, një evidencë, asgjë, të tallin. Jo më të bëhet ndonjë doktoraturë apo ca më pak, të ngresh këtë akuzë. Ndërkohë lepepeqet e Edi Ramës ngrenë këtë akuzë, po për çfarë? Kur s’kanë asnjë provë. Sjellja thonë, diçka e pamatshme, duhet të ketë qenë problematike. Ndërkohë, ne jemi pronarë toke, jemi krenarë që kemi zhvilluar pronën tonë.
Jemi krenarë që kemi sistemuar 42 familje informale. Jemi krenarë që kemi ofruar parkun më të madh në Tiranë me paratë tona. Jemi krenarë që me paratë tona kemi ofruar kopshtin dhe çerdhen, duke i ofruar edhe tokën, edhe duke e ndërtuar me paratë tona falas për komunitetin. Dhe jemi krenarë që i kemi dhënë dhe një faltore, që t’i falen Zotit, njerëzit që do besojnë dhe mos kthehen lëpirësat e Edi Ramës dhe të shpurës së tij.
Një gjë tjetër që besoj do e themi në seancë kur të takohemi. Ka një gjë, ka shumë gjëra interesante këtu, por një nga këto, për shembull, t’ju tregoj një hartë. Kjo është një hartë e bukur, siç e shikoni, ka firmën e Edi Ramës, jo të Berishës. Ka dhe 12 drejtorave të Edi Ramës. Po ta shikoni, kjo është harta e 2008-ës, që të gjithë zonën e caktoi U-12. Zonë me zhvillime të reja të larta. Pra, ndërrimin e destinacionit ia bëri ky që ka firmën këtu.
Po ky që ka firmën këtu, këto prokurorë, me nder jush, që s’i thuhet dot emri, kanë frikë edhe ta thërrasin për dëshmi Edi Ramën. Jo më t’i kërkojnë. Para dy vitesh thanë që Tirana ka nevojë për parqe, për zona sportive. 20 zona sportive ka shkatërruar Edi Rama, duke përfshirë edhe klubin Dajti, për të cilin Erjon Veliaj kishte hapur tenderin për rinovimin e fushave. Edi Rama me Këshillin e tij të Territorit e ndryshoi. E bëri gradaçela.
A është Edi Rama i hetuar? A guxon njeri ta hetojë? Urdhëro ku i keni. A është ligji i barabartë për të gjithë? Jo. Për lëpirësit e Edi Ramës, për ata që cakton Edi Rama, shërbëtorët e Edi Ramës, natyrisht që nuk është. Edi Rama ka tetë firma në të gjitha këto, siç e shikoni te kjo këtu, ka tetë firma dhe nuk është thirrur as për dëshmi. Jo më që ka përgjegjësi penale sepse ka shkaktuar dëm në financat e Tiranës, jo pak, po 340,000 euro.
Natyrisht para shumë vitesh dhe ka disa që thonë parashkrimi, po për një gjë tre vjet më të vjetër se kjo, Fatmir Mediu ka katër vjet që sërrëllatet gjyqeve. Pra, kjo është drejtësia e vetuar nga motra e Belinda Ballukut, e zëvendëskryeministres dhe e caktuar, emëruar e gjitha nga Edi Rama, që i cakton dhe rrogat, bile dhe i kërcënon.
Ne jemi te e njëjta tokë e dajave tonë, e Petrelave, të cilët shtëpia e drejtësisë ja u ka e vjedh. Nuk j’ua jep, apo jo?
Faleminderit!
Ja kalofshi mirë.

About Redaksia

Check Also

Kokainë drejt vendeve të BE/ Raporti i SPAK: Pastrim parash me ndërtimet, korrupsion në nivele të larta

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar sot (9 mars) raportin …