CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Bozdo depoziton në Kuvend amendimet: PPP-të, mjet grabitjeje!

Deputeti i PD, Eno Bozdo ka depozituar sot në Kuvend amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, një nismë thelbësore për ekonominë, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend.

Sipas Bozdos, projektligji u shqyrtua një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku të gjitha vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan plotësisht.

Amendimet e depozituara synojnë të forcojnë transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, shton ndër të tjera deputeti Bozdo.

Postimi

Sot depozitova në Kuvend, amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i cili është një ndër aktet më të rëndësishme për sektorin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend.
Projektligji u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan tërësisht!

Amendimet synojnë:

  1. Të vendosin analizën “Vlerë për Para” (Value for Money), një koncept kryesor ky i analizës për dhënien apo jo të Koncensionit/PPP, si një mekanizëm i cili përcakton me transparencë dhe nuk mund të ndikohet dhe as korruptohet, si dhe detyrimin që ky studim të jetë publik;
  2. Ndalimin e Koncensioneve/PPP që vijnë si kërkesë e pakërkuar, nga sektori privat;
  3. Rritjen e trasparencës kundrejt publikut në detyrimin për konsultim public të detyrueshëm si dhe  publikimin e plotë të akteve, kontratave, anekseve të tyre, më qëllim që cdo individ të njihet për mënyrën e përdorimit të parave publike;
  4. Dhe një sërë dispozitash të tjera që rrisin trasparencën, luftojnë korrupsionin dhe e bëjnë llogaridhënien e zyrtarëve të detyrueshme.

About Redaksia

Check Also

Ku jemi këto 100 ditë në drejtimin e Bashkisë Vlorë nga kryetarja jolegjitime?

Nga Rezenbrik SERJANI ADMINISTRATA E 9 NËNTORIT, KRYESUAR NGA KRYETARJA JOLEGJITIME e Bashkisë Vlorë, BËN …