Bardhi takime në Kongresin Amerikan: SHBA, partner kyç për paqen dhe demokracinë!

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka zhvilluar takime me përfaqësues republikanë dhe demokratë në Capitol Hill, gjatë vizitës së tij në Washington.

Bardhi në një postim në rrjetet sociale shkruan se, vizitat në Kongresin Amerikan mbeten gjithmonë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rolin e SHBA-së në çështjet globale.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat,” shkroi Bardhi.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një faktor kyç në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë, ndërsa nënvizoi se Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me SHBA-në.Lexo edhe:

“SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA,” deklaroi Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …