Deklarata e fortë e SHBA/ “Rrjetet e paligjshme nga Shqipëria kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara”

Shtetet e Bashkuara kanë bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Ambasada amerikane nqë Tiranë thotë se “rrjete të paligjshme kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara”. Për të parën herë kemi të bëjmë me terma të tillë ku krimi nga Shqipëria konsiderohet një rrezik për Shtetet e Bashkuara. Deklarata të tilla Shtetet e Bashkuara kanë bërë muajt e fundit për Venezuelën, Meksikën dhe Kolumbinë, por së fundi me rreth të kuq futet edhe Shqipëria ku lidhjet e kreut të regjimit me kartelet e drogës dhe pastrimit të parave janë tashmë evidente për partnerët e Shqipërisë.

Deklarata e Ambasadës amerikane

Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …