Deklarata e fortë e Senatit do firmoset nga Trump/ “Jo ndarje e Kosovës, po anëtarësimit në NATO”

Senati Amerikan ka kaluar nje ligj qe quhet National Defense Authorization Act for Fiscal Year 2026 (Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për Vitin Fiskal 2026).
Cka eshte shume me rendesi per Kosoven eshte qe politika e SHBA-se per Kosoven po kalon prej “Preference Diplomatike” ne “Ligj Federal”. Pjesa më domethënese është se mbështetja e SHBA-se per Kosoven po kodifikohet. Perderisa administratat e kaluara e mbeshteten Kosoven permes politikave te Departamentit të Shtetit (te cilat mund të ndryshojne lehtesisht), ky akt i shkruan ato pozicione ne ligj federal. Kjo krijon nje “mbrojtje legjislative” (legislative guardrail) qe vulos mbeshtetjen e SHBA-së, pavaresisht se kush eshte në Shtepine e Bardhe.
Disa pika me rendesi te ketij ligji:
1. Ideja e “Ndarjes” ka Vdekur. Ligji kundërshton në mënyrë eksplicite çdo “ndarje ose shkëmbim territoresh mbi baza etnike”.
2. “Njohja Reciproke” është qëllimi. Teksti qartëson se përfundimi i dialogut me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke. Kjo heq paqartësinë e termit “normalizim”.
3. Rruga drejt NATO-s dhe BE-së – Kongresi amerikan po legjitimon zyrtarisht mbështetjen për “anëtarësimin e shpejtë” të Kosovës në NATO dhe BE, duke e trajtuar Kosovën si një pjesë kritike të aleancës perëndimore kundër ndikimit rus.
Kjo pritet me u nenshkru prej Presidentit Amerikan javen qe vjen.

About Krye Redaktor

Check Also

“Ai do të jetë i radhës”, Trump kërcënon presidentin e Kolumbisë

Nga Enton DOÇI Lyon Presidenti Donald Trump i përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kolumbisë, duke …