Berisha: Vetëm protestat janë rruga e opozitës! Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, protestat janë rruga e opozitës.

‘Vetëm protestat janë rruga! Momenti do përcaktohet bashkërisht’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij jashtë sallës së parlamentit.

Berisha: Të gjithë ata kanë të drejtë.

Kanë shumë të drejtë.

I përshëndes dhe i përgëzoj.

Vetëm protestat janë rruga.

Momenti do përcaktohet bashkërisht.

Kjo e sigurt.

Me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër.

Tani, kur këta në një akt kaq madhor, shkelmojnë kaq pa skrupuj një marrëveshje, çfarë vlere ka harxhimi i kohës.

Këto do i diskutojë të gjitha grupi parlamentar dhe do u japë përgjigjen që meritojnë.

Nuk është çështja e vetëm dy reformave këtu.

Është çështja e një qëndrimi të prerë, përfundimtar.

Sepse ne u angazhuam për Avokatin e Popullit, në interes të qytetarëve, që të kishin një njeri të guximshëm që të mbronte sadopak të drejtat e tyre.

Tani çfarë mbetet të diskutojmë me ta?

Që do mashtroni përsëri?

Jo, se nuk ka pse…

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …