Berisha: Ne jemi Partia Demokratike dhe kurrë Shqipëria s’ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj

Kryetari i PD, Sali Berisha, në 35-vjetorin e themelimit u shpreh se, ne jemi Partia Demokratike dhe kurrë Shqipëria s’ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj.

Ai tha se PD është forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Berisha: Të dashur miq!

Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë.

Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit, pluralizmit politik. Me fjalë të tjera i dhamë lirinë.

Ne jemi partia që u themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë.

Si forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Ne jemi partia e interesit kombëtar, të shqiptarëve, që shpallëm në themelimin tonë çështjen kombëtare si yllin tonë polar.

Kurrë shqiptarët, kurrë Shqipëria s’ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj dhe shqiptarët një mbrojtëse të lirive të tyre sa Partinë Demokratike dhe si Partinë Demokratike.

Ne jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës, rikthyem besimet fetare të shqiptarëve. Ne jemi partia e cila pas më pak se një vit themelimi arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste, por dhe më teke të Europës.

Ne jemi një parti e cila i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë, që i dha forcën shqiptarëve të kapërcenin 45 vite shtypje.

Kjo ëndërr u artikulua nga studentët liberatorë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria në Europë.

Kjo ishte epoka që hapëm me themelimin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …