Bardhi pritet në Shtëpinë e Bardhë/ Takime me zyrtarët e Presidentit Trump

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë qëndrimit në Uashington ëhstë takuar me zyrtarë të administratës amerikane në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Bardhi përmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë fokusin e bisedimeve me ta, luftën ndaj karteleve të drogës.

Sipas Bardhit, vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të agjendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, veçanërisht për Shqipërinë.

Postimi 

The White House, Washington DC

Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell – Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese.

Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA.

About Redaksia

Check Also

Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij!

Nga Luçiano BOÇI David Deda dhe Sokol Preka dolën për të pirë një kafe. Nuk …