SHBA, mesazh me rezerva për kreun e ri të SPAK/ Dy momentet e qëndrimit amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka qenë e rezervuar në mesazhin për kreun e ri të SPAK, Braho. Janë dy momente që bien në sy në deklaratën e Ambasadës Amerikane. Ambasada nuk ka një urim klasik për  zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Braho, por deklaron se “do të presë të vazhdojë partneritetin me kreun e ri të SPAK”. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë kështu një mesazh të fortë për kreun e ri të SPAK, duke ja lënë ditëve të ardhshme qëndrimin ndaj Brahos.

Momenti tjeër i rëndësishëm në mesazhin e Ambasadës së SHBA është fakti tjetër se përgëzon Dumanin për bashkëpunimin me trafikun e drogës, por nuk e përgëzon në asnjë fjalë për luftën ndaj korrupsionit. “Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”, shkruhet në mesazh, duke mos përmendur asnjë fjalë për rezultatet në luftën ndaj korrupsionit.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”,- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

About Krye Redaktor

Check Also

Bizneset protestojnë para bashkisë Durrës: 6 vite pas tërmetit, ende kemi ngelur rrugëve!

Disa përfaqësues të bizneseve në Durrës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së qytetit. …