Noka: PD do nisë protesta pa ndalim! Suel Çela ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në Foltoren e Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim.

I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është kërkuar ndjesë.

‘Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike’, tha Noka.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka denoncoi faktin se, bandat e Elbasanit, Suel Çela ka telefonuar dhe kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e zhvilluar dje në Elbasan nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Sipas tij, kërcënimet janë bërë me qëllim që demokratët të merrnin pjesë në një foltore që do të bëhet në ditët në vijim.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka me gazetarët:

Kjo mbledhje kishte si një qëllim për të diskutuar dhe për t’ju bërë transparent shqiptarëve për faktin që Edi Rama drejtësinë ose e ka nën kontroll, ose në momentin që dikush e refuzon, ai del dhe e sulmon. Sulmin, sulmi i këtyre ditëve, presioni që është bërë Gjykatës Kushtetuese për ta nënshtruar dhe që në fund e nënshtroi, tregon që në fund Shqipëri, në Shqipëri reforma në drejtësi ka vdekur dhe Edi Rama është drejtësia, Edi Rama është ekzekutivi, Edi Rama është media në Shqipëri, Edi Rama është legjislativi, por është edhe narkos, është edhe narkos në Shqipëri.

Dhe për këtë arsye, ne do t’ju bëjmë thirrje shqiptarëve sot që të gjithë me datën 22 dhjetor, ditën e hënë, në ora 17:00, të vërshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Një protestë pa kthim, pa ndalim, një protestë që do të, do të jetë persistente. Pra, nuk do jetë vetëm një protestë. Ne do të vazhdojmë ciklin e protestave derisa qeveria teknike të trokasë në vendin tonë dhe të largohet narkosi dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira, sepse jemi një vend, i vetmi vend në Europë që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira, por zhvillojmë farsë.

Dhe pa zgjedhje, pa zgjedhje të lira, kuptoni një gjë. Pa zgjedhje të lira, pa zgjedhje të lira, asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia, as pluralizmi.

Unë po flas këtu për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëve. Ju po flisni për axhenda jashtëpartiake të cilat janë në shërbim të qeverisë. Por, sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush në këtë vend është dorëheqja e Edi Ramës.

Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë dhe asgjë tjetër nuk i stabilizon dhe nuk i qetëson shpirtrat e shqiptarëve të vjedhur, të dhunuar, të gjakosur, të shpopulluar dhe të varfëruar. Tani, dorëheqja, dorëheqja ime apo e dikujt tjetër këtu qetëson vetëm një gjë: Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Kjo është më se e qartë dhe më se evidente, sepse ky është një realitet.

Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit, ne kemi kërkuar ndjesë.

Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike dhe do ta sqaroj këtë gjë. Sigurisht që kanë filluar dhe kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët dhe ky proces po vazhdon. Ndjesa është ndaj demokratit dhe ndaj qytetarëve. Për çfarë është ndjesa? Ndjesa është për arsye se në një ngutje sipër ose në një, në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy. Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin.

Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit, ka debatuar me çdo firmëtar. Ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Dëgjoni dhe anëtarë të tjerë.

Në mbledhjen e grupit kam qenë i nga të vetmit që kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ky është qëndrimi imi personal në raport me këtë çështje që po thoni.

Por përsa i përket qëndrimit politik të partisë, ne kemi kërkuar ndjesë për një firmë e cila ishte për një fazë paraprake, por jo për seleksionimin e kandidatësh dhe ju mediat keni një ndikim jo fort të pakët në këtë gjë, duke e paraqitur si fakt. Duke e paraqitur si fakt, jo fakt.

Tani çdokush, shiko, t’ju sqaroj një gjë. Çdonjëri nga kolegët e mi që kanë firmosur ka kërkuar ndjesë dhe po kërkon ndjesë. Për një gabim i cili, i cili u tërhoq, sepse duhet t’i themi shqiptarëve një gjë.

Pra, u tërhoqën po jua them unë, me datën 2 dhjetor, kreu i grupit parlamentar, në emër të grupit parlamentar, me vendim të grupit parlamentar, ka dërguar një kërkesë në kryesinë e kuvendit ku kërkon të tërhiqen firmat dhe aty te kjo kërkesë është çdo firmë e çdo deputeti të Partisë Demokratike kërkon tërheqjen e firmave.

Neni 72 i rregullores së kuvendit, e them për shqiptarët se ju besoj e dini, saktëson se, saktëson se deri në momentin që një dokument, një akt normativ apo vendim, shkon në, shkon në kuvend, deri në atë moment e drejta është për ta tërhequr.

Ne e dimë që kemi Narkosin. Atëherë, ju thoni shqiptarëve, ju thoni dhe ju medias shqiptarëve që Narkosi kishte vendosur zgjedhjen e Endri Shabanit dhe me apo pa firmat, me apo pa firmat, firmat u tërhoqën.

Ligji dhe rregullorja njeh tërheqjen.

U diskutua sepse kemi pasur ankesa që nga Elbasani, që Suel Çela është angazhuar për të telefonuar, pra për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës dje, por të marrin pjesë në një foltore tjetër, të, nesër apo pasnesër, nuk e di datën saktë.

Këtë po ju them, kaq. Dhe kjo gjë sigurisht, ky është një shqetësim sepse çfarë është? Pse? Ne e kemi bërë publik me kohë. Ne kemi thënë që kundër Partisë Demokratike, është regjimi i Edi Ramës, janë kartelet dhe një nga kartelet që kërkon këtë gjë është ai i Elbasanit.

Ne jemi në luftë të hapur me të. Ju jeni dëshmitarë. Po ka një njeri në këtë tokë, pas Sali Berishës, që ka drejtuar gishtin ndaj karteleve dhe ndaj Suel Çelës si njeri të përfshirë jo vetëm në trafiqe, por edhe në pazaret e pista elektorale me Rilindjen, është Flamur Noka dhe ju jeni dëshmitarë, se në ekranet tuaja e kam bërë unë këtë betejë pa reshtur prej disa vitesh.

Por kjo s’më ndalon dot që ta them dhe brenda kur unë kam informacione që kjo po ndodh. Shiko jemi Partia Demokratike, ne diskutojmë çdo gjë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.

Kini durim. Dëgjoni t’jua sqaroj. Çdo gjyqtar atje që është në atë karrige, nuk ka shkuar me vullnetin e Partisë Demokratike dhe nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, asnjë opozitar të këtij vendi. Që të jemi të qartë. Të gjithë përfaqësojnë vullnetet e Narkosit dhe të regjimit dhe narko-regjimit.

Prit t’jua them unë pse. Reformën në drejtësi e votuam të gjithë bashkë me 140 vota. Por 6 ligjet që prodhuan këtë narko-reformë sot E bëri Edi Rama. Unë kam folur gjithmonë, unë flas seriozisht dhe tamam se nuk jam turp. Unë flas seriozisht.

Sonila Bejtja dhe çdonjëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë njohje, asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Unë e kuptoj dëshirat për për t’i veshur opozitës edhe fajin që s’qeveriset mirë, edhe fajin që që vjedh Edi Rama, edhe fajin që këtu kartelet janë ngritur, i lihet opozitës, edhe fajin që po shpopullohet Shqipëria i lihet opozitës, nga mediat, por më vjen keq. Ju lutem, konsiderojeni faktin që është fakt.

Atje asnjë gjyqtar, asnjë prokuror në Republikën e Shqipërisë, dhe e dinë gjithkush sot, nuk është, nuk ka nevojë t’jua them unë, nuk ka lidhje dhe s’ka pasur lidhje me Partinë Demokratike.

Madje po ju them unë, koha vërtetoi që reforma u bë për të hequr çdo njeri i cili ka mendim ndryshe nga Narkosi, jo më që të kishte lidhje me Partinë Demokratike.

Dhe kjo është botërisht e ditur.

About Redaksia

Check Also

“Ndërhy kundër ligjit-Rama për Gjinitë”/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet Presidentit Trump

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër Presidentit Trump, duke i …