Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në zyrë në Kryeministri i ka kërcënuar ata sot dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa për ndryshimin e ligjeve që të shkrijë strukturat që po e hetojnë atë dhe vartësen e tij, Balluku.
Ai tha se disa agjentë të BKH kishin shkuar te ambientet e Kryeministrisë dhe sipas tij kishin refuzuar të dorëzonin armët tek hyrja e godinës siç rregullorja e Gardës e kërkon.
“Nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.
Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha ai.
Gazeta RD