Viron Bezhani: Zoti Berisha, e ngrini flamurin lart! Shqipëria po copëtohet, sporti është shkatërruar!

Ish-mundësi dhe mjeshtri i madh i sportit, Viron Bezhani, mbajti një fjalim të fortë në foltoren e PD, ku solli në vëmendje historinë e persekutimit të familjes së tij dhe trashëgiminë morale të të atit, Nafis Bezhanit.

Duke iu drejtuar liderëve të opozitës dhe qytetarëve, Bezhani akuzoi qeverinë për rrëmbimin e së ardhmes së Shqipërisë, shitjen e vendit te oligarkët dhe shkatërrimin e sportit kombëtar. Ai denoncoi mungesën e mbështetjes financiare për sportistët shqiptarë, keqmenaxhimin e fondeve publike dhe drejtimin e paligjshëm të Komitetit Olimpik, duke bërë thirrje për rezistencë dhe ringritje nën flamurin e Skënderbeut.

Viron Bezhani: Të dashur miq, i nderuar zoti Berisha, i nderuar zoti Meta. Njeriu kur është përpara sfidave, mendon për sfidat e jetës së tij. Edhe unë në këto momente mendoj për sfidat, për atë që kam kaluar. Mendoj për babën tim, Nafis Bezhanin, dikur një avokat i shquar, sot nuk është më.

Mendoj edhe për ato të gjitha që më ka thënë babai, babai, dhe mundohem gjithmonë që ato t’i vë në jetë.

Ai u persekutua për vetëm për një, mund të themi, një fjalë të thënë duke mbrojtur Sejfulla Malëshovën. Me të vërtetë një gjë e turpshme, por kjo është jeta e tij, kjo është një jetë të cilën ai e vuajti gjithë kohës.

Unë jam Viron Bezhani, djali i Nafis Bezhanit, kampion në sportin e mundjes prej 13 vjetësh, mjeshtër i madh i sportit dhe njëkohësisht president i Komitetit Olimpik prej tetë vjetësh.

Babai shpesh më thoshte, në beteja, në beteja duhet patjetër të ngrinin flamurin lart. Lart, që të gjithë t’ju ndjekin.

Edhe unë me respekt të jashtëzakonshëm ju them juve zoti Berisha, ndiqeni, ngrijeni flamurin lart, ngrijeni flamurin lart të frymëzoni të gjithë shqiptarët, sepse ata siç ashtu siç arrestuan, si rrëmbyen Ilir Metën, kanë rrëmbyer edhe duke e izoluar, kanë rrëmbyer të ardhmen e Shqipërisë. E prandaj ngrijeni lart flamurin zoti Berisha.

Sepse jo vetëm e kanë rrëmbyer, por ata e kanë copëtuar. Ata e po e shesin në mënyrën më dramatike dhe duke ja vënë oligarkëve Shqipërinë copë-copë, pjesë-pjesë, sektit anti-shqiptar, i cili me një fjalë del nga zoti Edi Rama.

Miq, lart e më lart flamurin e Skënderbeut.

Çdokush e di që në Shqipëri nuk ka më sport. Mendojnë se kanë sport duke marrë njerëz ose mund të themi sportistë të huaj, po jo, kjo është vetëm një gënjeshtër. Asnjë sportist shqiptar nuk po shkëlqen më, sepse nuk ka më një sport të tillë. Dhe kur mendojmë për sport, është me të vërtetë një turp, duke ditur të mirat që ka ky sport. Përsa i përket anës finance, ata mezi mundohen të kalojnë jetën e tyre, jo më të mendojnë për një rezultat sportiv. Ligjin e sponsorizimit e sorollatin sa në një vend në vendin tjetër. Me një ministri që kur bëhet fjala për sport as nuk duan t’ia dinë fare, mos themi që i dhembin sytë dhe veshët kur e dëgjojnë fjalën sport. Është turp, turp për këta njerëz të cilët nuk e duan. Pale të mendosh për terrenet sportive, të cilat është turp t’i mendosh, të cilat po copëtohen copë-copë dhe me një, mund të themi, një kusht mizerabël, ku rinia nuk ka si të kalojë kohën e lirë. Dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq.

Por përsa i përket, ajo që është më e flliqura, financat, financat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në qoftë se në kohën time, prej tetë vjetësh, kryeministri nuk më ka dhënë asnjë kokërr leku për Komitetin Olimpik, sot marrin miliarda dhe këto miliarda asnjëherë nuk di se ku shkojnë. Dhe ajo që është më e turpshmja është se ky Komitet Olimpik sot drejtohet nga një njeri i jashtëligjshëm, nga një njeri që është me të vërtetë non grada nga Lozana. Një njeri i tillë të drejtojë Komitetin Olimpik është vërtet një turp.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …