Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim maksimal të opozitës dhe qytetarëve, duke e cilësuar zënien e sheshit për tre javë si objektivin kryesor të betejës kundër qeverisë Rama.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se data 22 shënon protestën e përgjithshme kombëtare dhe se opozita është e vendosur të përdorë ‘të gjitha format e rezistencës’ deri në largimin e kryeministrit.
Berisha: Koha është e guximtarëve.
Koha është e sakrificës.
Por ne jemi të vendosur për sakrificë.
Ne jemi të vendosur sepse jemi në të drejtën tonë.
Ne do i japim atij përgjigjen që meriton.
Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes.
Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e botës.
Dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin çdo ditë.
Pra, data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare.
Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë, largohu hajdut se koha jote ka marrë fund.
U garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë.
U garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qendresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij.
Por miq, në qoftë se më pyesni cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi.
Kjo është.
Këtu duhet të arrijmë ne.
Këtu duhet të betohemi ne.
Për këtë duhet të betohemi ne.
Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre.
Si opozitë, ne paraqitëm para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë.
Por natyrisht, miliardat, dhuna, terrori, policia politike e votës, të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet dhe i shndërruan në farsë.
Tani ne jemi vota, jemi guximi, jemi forca, jemi fitorja.
Gazeta RD