Screenshot

Denoncohet krimi/ Daniel Shima i marrë peng me urdhër të Ramës nuk dihet nëse është gjallë

Kreu i PD, Sali Berisha, denoncoi pengmarrjen e ish-numrit dy të AKSHI-t, Daniel Shima, duke thënë se fatin e tij askush nuk e di.
Berisha deklaroi se, Shimës i është dorëzuar fleta e shkarkimit nga Lubia Bis sapo doli nga Skapi dhe më pas është marrë peng nga persona me uniformë policie. Ai tha se ngjarjet tregojnë se Danieli mund të ketë qenë i “dekonspiruar” dhe se nuk është parë më që nga ajo ditë.
“A është Gerond Meçe i vetmi person i marrë peng?
Jo, jeni dëshmitarë se tre muaj u mor peng Daniel Shima.
Ajo e kishte marrë shofer Danielin, nga shofer e kishte bërë mbishofer.
Nga mbishofer, e kishte bërë zëvendësdrejtor të AKSHI-t, imagjinoni ju tani.
Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, se këtu ka historia nga më të papërshkruara, të të gjitha llojeve.
Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, një ditë prej ditësh, thirret nga Lubia bis dhe i dorëzohet fleta e shkarkimit nga detyra, kur ditën që kjo u thirr nga SKAP, kur u pyet 7 apo 8 orë sipas medieve, dhe sa doli, shkoi direkt në zyrë dhe i komunikoi largimin nga detyra.
Nuk u mjaftuan me kaq.
Se pse e tek, natyrisht mendja të shkon përderisa ky akt ndodhi fill sapo doli nga SKAPI, dikush asaj i kishte thënë se spiuni është Danieli.
Se ndryshe nuk ka si kuptohet.
Danieli, pra, duket se ishte dekonspiruar.
Dhe çfarë i ndodh Danielit, jeni të gjithë dëshmitarë
Një ditë, në mes të bulevardit, në mes të Tiranës, persona të veshur policë e rrethojnë dhe Danieli e kupton menjëherë se do ketë fatin e Gerondit.
Dhe në moment i çon partneres, apo nënës se vet, po më rrëmbejnë, po më marrin peng, persona me uniformë policie.
E marrin, e fusin në makinë, e nisën nga Rruga e Elbasanit, tek fakulteti i gjuhë letërsisë, e futën në Qytetin Studenti, u kthyen dhe vazhduan rrugët drejt e në bodrumet e Suel Çelës.
Në bodrumet e Suel Çelës, urdhri ishte ta groposnin, por urdhri ndryshoi sapo u mor vesh se ky ma dorëzuar mesazh se uniforma të policisë po më rrëmbejnë.
Kështu që e shtruan në dru Danielin, ia thyen kockat, dhe e prunë gjysmë të vdekur në ora 4 të mëngjesit në shtëpi.
Nga ajo ditë gjer sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri.
Është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo nuk jeton, askush nuk e di.
Jam përpjekur t’i bëj thirrje medieve, t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, t’i bëj thirrje shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e mia nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush.
Për fatin e Danielit as sot nuk dihet, është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo jo.
Një gjë dihet për Danielin, ai u shkarkua nga Lubia bis sapo ajo u kthye nga Skapi në zyrën e saj. Pra, këto zhvillime!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …