Të premten shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Të premten do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun.

Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë të heqë imunitetin e deputetit për Belinda Ballukun, me qëllim që të hapet rruga për arrestimin e saj.

Sipas rregullores, mbledhja e të premtes do të jetë hapi i parë i shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit.

Këshilli i Imunitetit iu jep mundësi palëve të shpjegohen, përfshirë deputetin e kërkuar për heqje imuniteti, dhe përgatit një raport rekomandues për seancën plenare.

Deputeti (në këtë rast Balluku) njoftohet për kërkesën dhe ka të drejtë të bëjë sqarime para Këshillit.

Pas raportit të Këshillit, kërkesa i dërgohet seancës plenare të Kuvendit. Në seancë, deputetët shqyrtojnë kërkesën dhe votojnë për autorizimin për heqjen e imunitetit. Vendimi merret me votë të deputetëve (votim të hapur). Nëse shumica e deputetëve e miraton, imuniteti hiqet. Në këtë rast, SPAK mund të vijojë me masat e sigurimit (si arresti në shtëpi ose burg), me autorizimin e Kuvendit.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …