Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama është mes dy zgjedhjeve, atë për zëvendësen e tij në qeveri, Belinda Balluku dhe bashkëshortes, Linda Rama.
Berisha teksa iu referuar përgjimeve, i drejtoi një pyetje publike Ramës, nëse ka dijeni se bashkëshjortja e tij, ka ndërhyrë për të përcaktuar fituesin e tenderit tek AKSHI.
Berisha: Prisni!
Kapitulli tjetër është absolutisht po kaq, në mos më shumë.
Tani ai është midis dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën apo Lindën.
Lindën apo Belindën.
E garantoj se drejtësisë nuk do i shpëtojë njeri.
Por për ta mbyllur, vetëm disa pyetje.
A ke dijeni ti dhe çfarë dijenish ke, çfarë qëndrimi ke mbajtur ti ndaj dy pengmarrjeve nga bashkëpunëtori yt më i ngushtë, Ergys Agasi, ndaj Gerond Meçes dhe Daniel Shimës?
A ke dijeni ti që bashkëshortja jote, sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të vet, në kopshtin tënd privat, për Armand Frangun?
A ke dijeni ti se nga një biznesmen mediokër, me angazhimin direkt të familjes tuaj, Frangu u shndërrua në fituesin kryesor të tenderave ai me kompani, me prestanome dhe ortakë falso, thuhet se mund të ketë rrëmbyer 96 përqind të të gjitha tenderave?
A ke dijeni ti për grabitjen në mes të rrugës të Daniel Shimës?
A ke dijeni ti për dhunën që u ushtrua ndaj Gerond Meçes për të tërhequr të gjithë kërkesat në mënyrë që baxhanaku yt të fitonte tenderin?
Pse të dy pengjet, Gerond Meçe dhe Daniel Shima, u dërguan tek kryekrimineli i Elbasanit dhe kreu i kartelit të rrezikshëm të drogës, Suel Çela?
Cili është roli i Prodës së bandave në këto grabitje?
Ky është shteti i krimit.
Do përballesh me të gjithë zemërimin e qytetarëve.
Gazeta RD