Votimi për imunitetin e Ballukut/ Berisha: Hajduti duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, pavarësisht pozicionit që mban

Kryetari i PD, Sali Berisha, përsa i përket votimit për imunitetin e Ballukut, tha se, hajduti duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, pavarësisht pozicionit që mban.

Berisha tha se, opozita do të bëjë gjithçka për ndëshkimin e abuzuesve të parave publike, sikurse betejën për rivendosjen e votës së lirë.

“E kam thënë dhe e them, Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet famëzi i dha atij licencën dhe imunitetin që qeveria të vjedhë sa të mundet.

Të njëjtën gjë do ta konfirmojë dhe parlamenti. Opozita do të bëjë gjithçka, me të gjithë qytetarët, që besojnë se hajduti duhet të bëhet përgjegjës para ligjit, pavarësisht nga pozicioni që mban.

Dhe ne i garantojmë qytetarët shqiptarë se, kjo betejë nuk ndalet më kurrë gjer në rivendosjen e votës së lirë, të drejtës së tyre për të votuar të lirë.

Pra gjer në largimin e këtij regjimi që de fakto edhe në mundësinë e fundit për të luftuar korrupsionin që është drejtësia, po e asgjëson”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …