“Dorëzoni Belindën dhe Agasin”! Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren!

“Dorëzoni Belindën dhe Agasin që të ketë një parlament normal. Parlament nuk mund të ketë pa dorëzuar Lubinë dhe Agasin”. Kjo është kërkesa e deputetëve të PD-së të cilët kanë zaptuar podiumin e ministrave dhe ndodhen para foltores dhe nuk pranojnë të nisë kuvendi pa dorëzuar zv/kryeministren Balluku dhe biznesmenin Ergys Agasi, njeri I afërt me Edi Ramën para drejtësisë.

SPAK ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për të vijuar më pas procedurat për të kërkuar arrestimin e saj pasi po hetohet për 8 tendera. Opozita akuzon kryeministrin Rama se po mbrojnë Ballukun për të mos e arrestuar.

Ndërkohë Ergys Agasi akuzohet se së bsahku me një biznesmen tjetër dhe 6 të tjerë, mes tyre dhe drejtoreshën e AKSHI-t kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim ndërsa kërkoi largimin e Klevis Balliut.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …