Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se seanca parlamentare u shndërrua në kaos për shkak të asaj që ai e cilësoi si shkelje të rëndë të ligjit dhe të Kushtetutës nga mazhoranca, nga ku tha se Ergys Agasin se ka marrë dy qytetarë peng për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij.
Berisha tha se, pa dorëzuar Ballukun e Agasin s’ka parlament normal!’ Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, debat me ministrat.
Reagimi i Berishës në Kuvend
Ne duam zbatimin e ligjit.
Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike.
Sillni këtu Lubi Ballukun.
Mos u bëni avoketër të terroristit.
Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij.
Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën.
Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit.
Por jo vidh e ik.
Kjo nuk mund të ndodhë më.
Sillni terroristin Gys Agasi.
Doni parlament, sillni të dy para ligjit.
Po luftojmë për ligjin këtu.
Ne po luftojmë për ligjin këtu.
Nuk ka parlament.
Nuk ka vidh e ik këtu.
Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën.
Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët.
Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng.
Shkoni dhe lexoni dosjen.
Gazeta RD