Batuesi dhe pronari i Shqiptarja.com Carlo Bollino, nuk ka munguar në dosjen e SPAK me përgjimet e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vartësit të saj, drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi, ku rezulton se ka përfituar qindra milionë lekë nga ky institucion.
Në dosjesn hetimore në një pjesë del një bashkëbisedim mes Ballukut dhe Berberit, ku zbardhet se Carlo Bollino i cili çon persona të tretë të interesohen tek ministrja dhe drejtori i ARRSH për projektet dhe pagesat.
Gjatë këtij bashkëbisedimi mes Ballukut dhe Berberit flitet për shumat që ka marrë Bollino nga drejtori i ARRSH.
Berberi qartazi shkruan se ka paguar 28 milionë lekë të rinj (280 milionë lekë të vjetra) më pas 3 milionë lekë të rinj (30 milionë lekë të vjetra) dhe në qershor do t’i jepte edhe 39 milionë lekë të rinj (390 milionë lekë të vjetra) që është diferenca, sipas Berberit.
Këto komunikime tregojnë qartë përfshirjen e Carlo Bollinos dhe qindrat e miliona lekëve që ka marrë nga ARRSH-ja.
Në aplikacionin “Whatsapp”, midis shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 17.03.2022, në orën 17:45, shtetasja Belinda Balluku i përcjelle (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “buonasera belinda, sento it dovere di informarti che nulla di quello quello che ei siamo detti e’ avvenuto, ne il vecchio (il cui valore






Gazeta RD