Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur mbështetjen e tij për protestën kundër Ballukut duke iu adresuar Adriatik Lapajt, që prej ditësh po bën grevë para kryeministrisë.
Duke e quajtuar një “kartolinë miqësore” videon e publikuar, Braçe shpreh respekt për qëndrueshmërinë e Lapajt dhe kolegëve të tij. Në video shfaqet Lapaj duke u qethur, për të treguar në njëfarë mënyre përkushtimin e tij ndaj protestës.
Ndonëse shumë e kanë marrë këtë postim si tallje apo satirë e Braçes, postimi nuk ka nota të tilla.
Lapaj dhe aktivistët vijojnë prej ditësh tubimin te kryministria, ku kërkohet dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve me policinë.
Postimi i Braçes:
Gazeta RD