Dëshmia
“Ka profesionin inxhinier elektronik dhe aktualisht punon me biznes privat. Mamaja e tij, në vitin 2002, ka hapur një kompani private, të cilës ai i është bashkuar në korrik të vitit 2003. Nga viti 2006 e në vijim është bërë ortak i vetëm dhe administrator i kompanisë ‘Advanced Business Solutions, ABS’, me NIPT K21710002J. Nga viti 2020, për arsye shëndetësore, u tërhoq nga administrimi dhe caktoi dy administratorë të tjerë, Eriksela Shuli dhe Shkëlqim Kerluku, të cilët vijojnë të jenë edhe aktualisht. Nga muaji shkurt i vitit 2025 i ka kaluar aksionet e kompanisë ‘ABS’ te mamaja e tij, për të shmangur probleme apo pengesa në prokurime të ndryshme.
Kompania ‘ABS’ ka aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe punon si me sektorin privat ashtu edhe me sektorin shtetëror. Që nga viti 2016, pothuajse çdo tender në fushën e teknologjisë dhe informacionit zhvillohet nga AKSHI, me pak përjashtime, si për shembull tenderat që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, pra ata të Ministrisë së Mbrojtjes, SHISH, disa të Ministrisë së Brendshme, si edhe institucionet e pavarura.
Lidhur me këto tenderime apo procedura, bën me dije se, së fundmi, konkretisht nga janari 2025 deri në korrik 2025, kompania ‘ABS’ është ankimuar në gati 20 procedura prokurimi ku ka marrë pjesë, kryesisht në AKSHI, por edhe në institucione të tjera si KLGJ, UKT etj. I kujtohet se disa nga këto procedura janë ‘Ndihma ekonomike’, që është procedurë për softëare dhe hardëare për sigurimet shoqërore, ‘Biletimi, ticket’, që është sistemi i menaxhimit të biletave për muzetë, ‘Softëare për policinë’, që lidhet me menaxhimin ekonomik të programeve për Policinë e Shtetit, ‘Update dhe mirëmbajtja e softëare të menaxhimit të thesarit të shtetit’, ‘Menaxhimi për çështjet gjyqësore’, dy procedura të Ministrisë së Brendshme, dy procedura të Ministrisë së Bujqësisë, dy procedura të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Këto procedura të ankimimit mund të aksesohen edhe në faqen e APP dhe të KPP.
Lidhur me këto, deklaruesi pohon se më datë 12.08.2025 ka qenë në shtëpi deri rreth orës 10:30 paradite për shkak të një bisede telefonike pune. Më pas ka dalë nga banesa. Ka pasur me vete çantën e punës të markës MontBlanc, ngjyrë e zezë, me laptop Lenovo brenda, çantën e dorës të markës MontBlanc, ngjyrë e zezë, ku kishte brenda dy palë çelësa, çelësat e makinës Range Rover me targa AA695SF dhe mjetit Hyundai me targa AB028LB, çelësat e zyrës dhe të shtëpisë, një mbajtëse kartash krediti, si edhe aparatin celular Samsung Galaxy S24, mbajtës i numrit 06820xxxx.
Kur ka dalë nga pallati ku banon, makina e tij ka qenë e parkuar në rrugën pranë pallatit, përballë dadës ‘KEN’, automjet Hyundai me targa AB028LB. Në atë vend ka disa poste ndriçimi dhe rreth 25 metra më larg ndodhet muri rrethues i një biznesi, autoservis, lavazh.
Ka hapur nga distanca bagazhin e makinës dhe ka vendosur çantën e shpinës dhe çantën e dorës në bagazh. Në atë moment është afruar një automjet fuoristradë Land Rover Defender, ngjyrë e zezë, me sinjalistikë në dukje si polici dhe me targa shqiptare, të cilat në atë moment nuk i ka fiksuar, por më vonë ka parë se targa ka qenë ‘AC12JJY’.
Ndërkohë që automjeti ka lëvizur drejt tij, ai ka fiksuar një person në automjet, i cili e ka thirrur në emër, ‘Gerond Meçe’. Ky person kishte këto karakteristika: i gjatë rreth 1.85, trup mesatar, flokë të zeza të drejta, pa mjekër, i veshur me uniformë ngjyrë blu me krah të gjatë, si edhe jelek fosforeshent me mbishkrim BKH. Nuk ka dalluar shenja të veçanta. Ky person i ka thënë: ‘Jemi SPAK u, duhet të vish me ne, hyr në makinë’. Në atë moment deklaruesi ka besuar se ishte SPAK dhe është bindur, pa krijuar pakënaqësi apo rezistencë, për shkak se ndodhej në oborrin e pallatit.
Në këtë moment, nga dera mbrapa ka dalë një person i dytë, i cili i ka hapur vendin për t’u futur brenda. Edhe ky nuk ka qenë i maskuar. Ishte trupmadh, i veshur me bluzë si ato të policisë, sipas perceptimit të deklaruesit. Më pas, brenda në makinë, ka parë se ky person mbante xhinse të zeza.
Kur personi i parë e thirri në emër, deklaruesi kishte shtypur butonin e bagazhit të makinës së tij, i cili automatikisht kishte filluar të mbyllej. Teksa bagazhi po mbyllej, deklaruesi është futur në sediljen e pasme, në mes, të automjetit Defender. Në atë moment ka hyrë edhe një person i tretë nga krahu i majtë i tij. Ky kishte veshje të ngjashme me personin e dytë, xhinse të zeza dhe bluzë si ato të policisë, trupmadh, pa maskë, me fytyrë të rrumbullakët, të cilin deklaruesi thotë se është në gjendje ta identifikojë lehtësisht.
Dy personat që kanë qenë mbrapa me të, personi i dytë dhe personi i tretë, kishin tatuazhe. Personi i dytë kishte tatuazh në pjesën e jashtme të dorës së djathtë, midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, një tatuazh në formë si gërma ‘b’, i pambyllur plotësisht, me një pikë diku nga mesi, raporton Lapsi.al. Personi i tretë kishte të tatuazhuar gjithë parakrahun e dorës së majtë me tatuazh bardh e zi.
Deklaruesi ka dëgjuar shoferin, i cili ishte me maskë, duke i folur personit të parë dhe duke i kërkuar të merrte dy çantat e deklaruesit nga bagazhi i makinës së tij. Personi i parë i ka marrë dhe i ka futur në automjet.
Pasi janë futur brenda, deklaruesi i ka pyetur: ‘Keni ndonjë letër, ju lutem, ma jepni’. Personi i parë, që ishte në vendin e pasagjerit para, i ka thënë se ishte i arrestuar dhe i ka thënë personit të dytë, në të djathtën e deklaruesit, t’i vinte prangat. Deklaruesi ka kërkuar sërish t’i jepnin dokumentet dhe të lejohej të telefononte familjen. Personi i parë i ka thënë se dokumentet do t’ia jepnin në komisariat, ndërkohë që makina ka lëvizur për të dalë nga oborri i pallatit.
Personat mbrapa kanë tentuar t’i vënë prangat, por fakti që personi i dytë nuk dinte t’i vendoste prangat dhe ka ndërhyrë personi i tretë, ka bërë që deklaruesi të dyshojë se këta nuk ishin punonjës siç u prezantuan.
Makina ka ndaluar për pak sekonda në semafor. Deklaruesi ka menduar se do vazhdonin drejt, ndërkohë që makina ka devijuar majtas. Ai i ka pyetur në cilin komisariat do ta çonin. Personi i parë i ka thënë: ‘Në komisariatin më të afërt’. Sipas deklaruesit, lëvizjet e makinës ishin në drejtim të Durrësit, çka i ka krijuar bindjen se nuk ishin policë. Deklaruesi u ka thënë: ‘Çuna, e mora vesh se çfarë jeni’.”
“Makina ka marrë drejtimin për nga Astiri dhe në ato momente u kam thënë: ‘Çuna, unë jam në moshë dhe kapuçi që kam në kokë më pengon frymëmarrjen’. Kur makina futet në Unazë të Madhe dhe kalon Astirin, më heqin kapuçin nga koka, por personi i tretë, në të majtën time, mundohej të ma mbante kokën poshtë dhe të më mbulonte fytyrën me dorë. Pavarësisht kësaj, unë kam parë gjithë itinerarin që kanë përshkuar.
Personi i parë, pasagjeri para, më ka kërkuar passëordin e telefonit. Unë i thashë që do ta jap në komisariat. Personi i tretë filloi të ushtronte forcë te prangat, duke m’i shtrënguar, pas refuzimit për t’ua dhënë passëordin. Ata thanë: ‘Ta tregojmë ne, e dimë ne çfarë je ti, hajdut je ti’.
Makina ka marrë drejtimin për nga Elbasani, pas Unazës së Madhe. Më pas kanë bërë dalje për në fshatin Krrabë dhe makina ka vijuar rrugën e vjetër të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë komunikuar.
Kur kanë ndaluar, ora në automjet shënonte rreth 11:20 dhe jemi gjendur në një vend si shesh i madh, në fshatin Gracen, me pamje nga fshati Papër, pasi në atë pozicion shikohej gjurma e rrugës së re që po hapet, Elbasan, Durrës. Në krah të majtë ishte një godinë me tulla të bardha, e braktisur, një katëshe, pa dritare, dhe një pemë përtej murit rrethues të rrugës.
Më kërkuan të dal jashtë nga makina dhe vazhduan të më kërkojnë passëordin e telefonit. Fillimisht refuzova t’ua jap dhe në këtë moment vjen shoferi dhe më godet me shuplakë. Më marrin telefonin dhe e vendosin te gishti im, pasi duart i kisha mbrapa. Personi i tretë m’i heq prangat nga mbrapa dhe m’i vendos përpara. Aty arritën ta hapin telefonin me gjurmën e gishtit tim dhe unë mendova që në atë moment ata e kaluan direkt në airplane mode, raporton Lapsi.al.
Në një moment më të mëparshëm, pa u futur akoma në Unazë të Madhe, telefoni kishte rënë pa pushim. Kjo më dha shpresë që dikush po më kërkonte dhe prandaj nuk pranoja t’u jepja passëordin, sepse shpresoja se dikush do të më gjente.
Personi i parë, pasagjeri para, më tha: ‘Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëordin, se në të kundërt ke plumbin në kokë’. Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstruan armët e shkurtra që kishin në brez. Personi i dytë e nxori pistoletën nga brezi, e mbajti në dorë dhe bënte veprime duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë po e mbante pistoletën në dorë duke më kërcënuar: ‘Do bashkëpunosh apo si e ke?’.
Unë i thashë: ‘Ore për çfarë të bashkëpunoj?’. Personi i parë, që kishte qenë i veshur me jelek me mbishkrimin BKH, të cilin e kishte hequr tashmë, shkoi te makina dhe doli me një zarf të bardhë në dorë. E hapi zarfin dhe më dha një letër që kishte një tabelë Excel dhe më tha: ‘E njeh këtë letër?’. Më treguan letrën, e cila kishte një tabelë ku, nga emërtimi, kuptohej se ishin shkruar tenderat për të cilët kompania ime kishte bërë ankesa dhe në një kolonë ishte edhe gjendja, situata e tenderit në KPP. Në këtë letër pashë edhe një procedurë ku ishte shkruar Gjykata Administrative.
Ata më pyetën: ‘A e kuptove?’. Në momentin e parë u thashë jo, por e perceptova që dikush e kishte organizuar këtë ngjarje për shkak të ankimimeve të mia. Në perceptimin tim, në atë moment mund të ishin shtatë deri në nëntë procedura.
Personi i parë më pyeti sërish: ‘E kuptove?’. Unë i thashë: ‘Çfarë duhet të kuptoj?’. Ai më tha: ‘Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi punë me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzofsh ato, por s’ke punë te këto procedura dhe do të tërhiqesh nga këto procedura’.
Unë i thashë: ‘Çuna, nuk bëhet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, u prish punë më shumë juve sesa mua’. Pastaj u përpoqa t’u mbushja mendjen që nuk bëhet në atë moment tërheqja, duke u sjellë në vëmendje se nuk jam më administrator, gjë të cilën ata thanë se e dinin, por u kërkova kompromis që do ta bëja ditën në vijim nëse e donin. Personi i parë i thotë që duhet të tërhiqesh edhe nga gjyqi në Gjykatën Administrative.”
“Në këto momente gjatë kohës kur personi i parë fliste me deklaruestin, ka parë që shoferi, por dyshon se edhe një person i pestë ka ardhur aty me një makine tjettër. (Dyshon makinë Volvo) raporton Lapsi.al
Në këtë moment ka folur në telefon me administratorin e kompanisë, Shkëlqim Kerluku dhe i thonë “Po ti na the që nuk (nuk kuptohet transkrptimi (Shënim i Lapsi.al) , por administratori thotë bëhet. Nga ky moment geroni ka qenë i lidhur me pranga në duar dhe personi i dytë dhe i tretë rrinin roje me të, ndërkohë që shoferi dhe personi i parë kanë qenë tek godina. Dyshon se ka qenë edhe një person i pestë i përfshirë në këtë aktivitet. Gjatë kësaj kohe personi i dytë dhe i tretë i heqin rrobat e policisë, ku personi i dytë është me këmishë dhe personi i tretë me bluzë të bardhë. Ky i fundit hoqi edhe maskën. Personi i trtë në një moment i thotë që “Po të të shoh në Elbasan do të të flas, nuk e di për ty, por unë do të të flas”. Për të arritur qëllimin që kishin, pra tërheqjen e kompanisë nga procedurat, grupi që kreu rrëmbimin ka komunikuar me administratorin me telefonin e tij nëpërmjet komunikacionit ëhatsapp, si dhe ia kanë dhënë telefonin për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Gjatë kësaj kohe e kanë lejuar të flasë edhe me gruan time, të cilës i ka thënë se ‘zemër jam mirë, kam ca punë dhe do të të marr më vonë’.
Ndërkohë që telefoni i tij binte pa pushim dhe në një moment afrohet personi numër një dhe i thotë: ‘Fol dhe qetësoje pak këtë personin, se vazhdon dhe i bie shumë telefonit’. Ka parë që ishte numri i vëllait tim dhe ka folur me të. Ai i tha: ‘Ku je, jam shumë i shqetësuar:’ ndërsa deklaruesi i ka thënë: ‘Nuk ke pse të shqetësohesh, por fol me administratorin, Mimin’.
Gjatë kohës që kam qenë me personin e dytë dhe personin e tretë, ka bërë biseda të ndryshme dhe ka marrë vesh se personi i tretë sapo ishte bërë baba me një vajzë. Gjithashtu, ka konstatuar se të tre personat kishin dialekt të theksuar të Elbasanit, gjë që e kupton shumë mirë pasi është vetë nga Elbasani, (raporton Lapsi.al pavarësisht faktit se ata përpiqeshin ta fshihnin si fakt. Gjithashtu të njëjtën gjë ka kuptuar edhe për personin një që ishte nga Elbasani.
Ndërkohë që po priste në automjet me personin dy dhe tre ata e pyetën: ‘Sa zgjat kjo procedurë?’. Po ashtu e pyetën edhe personin e parë: ‘Çfarë po presim?’. Personi i parë u tha se ‘nuk kemi konfirmim’. Kam parë orën e automjetit dhe shënonte rreth 15:10.
Në një moment tjetër personi i tretë shkoi drejt bagazhit të automjetit dhe aty u afrua personi i parë, i cili tha: ‘Në polici nuk ka denoncim’.
Rreth orës 16:20 janë futur të gjithë në automjet në të njëjtat pozicione si në fillim dhe kanë marrë rrugën për t’u nisur drejt Elbasanit, në rrugën e vjetër. Gjatë nisjes, pasi i tha shoferi, më hoqën prangat dhe shoferi më tha: ‘Po hap sytë, po shikon ku je’. Unë i thashë: ‘E di shumë mirë se ku jam, jam nga Elbasani dhe këtu jemi në Gracen’.
Gjatë rrugës kanë përdorur sirenën e policisë për të parakaluar automjete të tjera. Më pas makina u fut në drejtim të fshatit Shijon, por në këtë moment personi i parë po fliste në telefon me dikë tjetër, i cili i tha të ndryshonin itinerarin dhe ta kthenin në rrugën nacionale. Automjeti u kthye dhe më lanë rreth 200 metra larg rrethrrotullimit të parë që futesh për në autostradën Elbasan, Tiranë.
Në momentin që po më linin, shoferi më tha: ‘Nuk duam probleme nga ty, nuk duam denoncime nga ty. Në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti’. Më dhanë mbajtësen e kartave të kreditit dhe syzet e diellit dhe më premtuan se do të më sillnin sendet e tjera në recepsionin e qendrës së biznesit ku kam zyrën, por çantën e shpinës me laptop Lenovo, çantën e dorës dhe telefonin. Sqaron se këto sende nuk ia kanë sjellë ende.
Pas lirimit, kam dalë në rrugën nacionale dhe jam drejtuar drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet një karburant. Rastësisht, duke pritur për automjete të rastit apo autobus, ka kaluar një makinë e zyrës, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili kishte qenë për punë në Berat. Nuk i ka treguar asgjë dhe ai e ka sjellë në Tiranë deri te Toptani, ku kam shkuar në zyrën tij.
“Pasi jam kthyer në Tiranë dhe kam shkuar në zyrën time, kam mësuar se familjarët kishin kuptuar që unë mund të isha rrëmbyer dhe po prisnin orën 18:00 për të bërë denoncim, pasi kontaktet me mua ishin shkëputur që nga ora 15:00.
Babai i tij kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte thënë gruas dhe nënës: “Më duket Geronin e kanë (nuk kuptohet Shënim i Lapsi.al) Gruaja ka filluar dhe e ka marrë në telefon. Pas kësaj, babai im ka njoftuar vëllain tim.
Vëllai im ka parë pamjet filmike të ngjarjes, të cilat i ka marrë në një USB, dhe ka identifikuar automjetin. Ai ka shkuar në të gjitha komisariatet e policisë për të pyetur nëse ishte i shoqëruar apo i ndaluar, si edhe ka kontaktuar SPAK për të pyetur për shoqërimin apo ndalimin e tij. Për shkak se nuk ka marrë asnjë informacion, ka dyshuar për rrëmbimin e Gerondit dhe më ka telefonuar pa pushim.
Ka shkuar në zyrë dhe kishte mësuar se ishte bërë tërheqje për më shumë procedura se ato që i tregoi administratorit në tabelën EXCEL, grupi që e mori në makinë.
Administratori i kompanisë, Shkëlqim Kerluku, ka hartuar dokumentet e tërheqjes nga ankimimet dhe ka shkuar personalisht për t’i dorëzuar pranë KPP dhe AKSHI, por këto dokumente nuk janë pranuar nga KPP, me arsyetimin se nuk ishte procedurë. Për këtë arsye, administratori ka qenë i detyruar të procedojë më tej me tërheqjen përmes sistemit elektronik, e cila është publikuar rreth orës 15:00 të datës 12.08.2025.
Ka dyshime se grupi që e mori peng e liroi rreth orës 16:20 të datës 12.08.2025, vetëm pasi mori konfirmim se tërheqjet ishin depozituar nga kompania në sistemin e KPP. Këtë dyshim e lidh me faktin se, nga eksperienca e tij në këtë fushë, për të verifikuar në kohë reale një tërheqje nga procedurat e ankimimit, duhet të ketë një autoritet apo lidhje brenda KPP që ka akses dhe kompetencë për ta bërë këtë verifikim.
Dyshoj se ky person është shtetasi Kreshnik Timova, anëtar i KPP. Këtë dyshim e lidh me faktin se Kreshnik Timova ka lidhje me shtetasin Ermal Beqiri dhe janë parë bashkë në restorantin ‘Markata e Peshkut’, në Pazarin e Ri. Gjithashtu, ka shumë procedura ku, edhe kur KPP i ka dhënë të drejtë kompanisë sonë, anëtari i KPP, Kreshnik Timova, ka qenë në minorancë.
Theksoj edhe një rast konkret, lidhur me një procedurë për mirëmbajtjen e sistemit të kamerave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ky anëtar, gjatë mbledhjes ballafaquese mes KPP dhe kompanisë ankimore, i është drejtuar autoritetit kontraktor duke i sugjeruar që ta klasifikonte procedurën si tender i klasifikuar, gjë që ishte drejtpërdrejt me qëllim nxjerrjen jashtë loje të kompanisë sonë.
Shtoj se ditën pas rrëmbimit, shoqëria ‘ABS’ ka paraqitur kërkesë për pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’ pranë KPP dhe AKSHI, me argumentimin se sistemi ishte hakuar një ditë më parë. Pavarësisht kësaj kërkese për pezullim, KPP, në kundërshtim me ligjin, ka marrë vendim më datë 13.08.2025 për mospranimin e pezullimit të njoftimit të tërheqjes, edhe pse nuk kishte kohë që kjo çështje të shqyrtohej në vetëm një ditë dhe vendimi duhej të përgatitej të paktën 24 orë përpara.
Më pas, shoqërisë i ka ardhur një njoftim ku firma elektronike rezulton të jetë vendosur më datë 15 gusht dhe jo më datë 13 gusht, siç pretendohet. Sipas ligjit për KPP, flitet për kërkesë për tërheqje dhe jo për njoftim për tërheqje, siç është trajtuar në rastin tonë.
Çdo procedurë e ankimuar nga ana jonë në KPP zgjat më shumë se dy muaj, ndërkohë që procedurat e ankimuesve të tjerë nuk zgjasin kaq shumë, gjë që e bën të mendojë se kjo bëhet qëllimisht.”
“Deklaruesi shpreh bindjen se personi që ka organizuar rrëmbimin është shtetasi Ermal Beqiri. Arsyeja pse e pohon këtë me bindje lidhet me faktin se, pas çdo procedure të ankimuar nga ana e tij, fituese rezulton një nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin ose kompani që veprojnë në orbitën e tij.


Gazeta RD