Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Noka: Nuk ndalemi deri në një qeveri teknike pa Belinda, Linda dhe Mirlinda

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e tij për 30 ditë nga seancat plenare të Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Noka u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet, duke theksuar se protestat qytetare, sipas tij, kanë dhënë një mesazh të qartë për mazhorancën. “Urdhrat e Suelit dhe Agasit nuk na trembin. Me vërshimin e qytetarëve dje në bulevard, këta e kanë marrë mesazhin dhe ndaj janë të tërbuar,” tha Noka.

Ai akuzoi drejtues të mazhorancës për ndikim në vendimmarrje dhe për përdorimin e institucioneve kundër opozitës, duke deklaruar se vendimet për përjashtime dhe masa disiplinore janë të motivuara politikisht. Sipas Nokës, opozita është e vendosur të vazhdojë aksionin e saj deri në realizimin e objektivave politike.

Noka: Tani, çdonjëri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa të propozuara nga Gys Agasi, Suel Çela, Xhabafët dhe Troplinët dhe të zbatuara nga ushtarët e tyre në pushtet, janë, bien mbi ata deputetë, bien mbi ata burra dhe gra të cilët kanë qenë të pa kompromis në betejën prej 12 vitesh ndaj krimit të organizuar, ndaj karteleve dhe ndaj korrupsionit. Gysi dha urdhër dhe kjo ne na bën krenarë dhe kjo tregon që ne jemi në misionin e duhur dhe që urdhrat e Gysit, të Troplinëve, të Xhabafëve apo të Suelit nuk e stepin opozitën.

Ne do të jemi këtu përballë deri në çmontimin e tyre. Ju siguroj që mbrëmë me vërshimin e qytetarëve në bulevard kundër narkosit, këta kanë marrë një mesazh, ndaj sot janë të shqetësuar. Por mbrëmë ishte vetëm një mesazh, ne nuk ndahemi derisa t’i çmontojmë. Me masa të propozuara nga Gysi, nga Sueli, nga Xhabafët apo Troplinët, opozita nuk ndalet, vetëm motivohet. Ata që përfaqësojnë në pushtet kartelet, ata sot po nuasin që po ju rrëshqet dheu nën këmbë. Është detyra jonë t’ia çojmë, ta çojmë deri në fund misionin tonë.

Gysi urdhëron. Dhe ne e dimë, e ka, flet me kapon ai. Ai me kapon ndan edhe tenderat, ndan edhe urdhrat se kush do shpallet armik i pushtetit dhe kush jo. Ndan edhe urdhra se kush do të dënohet dhe se sa do të dënohet. Ju e patë, shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit dhe japin llogari, marrin porosi për çdo gjë. Rrëmbime, vrasje, tendera, edhe për opozitën, inkuizicionet dhe përjashtime. Është normale.

Kështu që për ne nuk ka shqetësim. Por ne kemi detyrë t’ju themi shqiptarëve që kështu është. Ky është një realitet. Dhe ne, ne nuk ndalemi derisa ta zhbëjmë këtë realitet. T’u japim shqiptarëve një qeveri teknike pa Gysër, pa Suelër, pa Troplinër, pa Xhabafër, pa Belinda, pa Mirlinda, pa Linda, por me përfaqësues të dinjitetshëm të tyre dhe me njerëz të ndershëm që punojnë për qytetarët dhe jo që për 13 vjet siç janë këta i kanë vjedhur, vetëm i kanë vjedhur dhe i kanë rrënuar qytetarët. Ky është misioni ynë.

Ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …