Berisha publikon pamjet: Intim Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së Ramës në Surrel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat publikoi pamje që tregojnë se, Ergys Agasi lëvizte me eskortën e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se, Agasi udhëtonte i mbrojtur brenda eskortës dhe se dy automjete të tij, përfshirë një Range Rover me targa 444, ishin pjesë e saj.

Ai tha se, një nga këto automjete është gjobitur pasi ishte parkuar pranë banesës së Ramës në Surrel.

Berisha: Tani ju lutem disa elementë.

Intim Agasi, kjo është eskorta e Edi Ramës, pas tij shkon Intim Agasi, ja kjo është Range Rover i Intim Agasit, brenda në eskortën e Edi Ramës.

E merr me vete ai, e keni parasysh ju.

Në eskortën e kryeministrit udhëton, i mbrojtur, i rrethuar, Intim Agasi.

Vazhdojmë më tutje.

Ja tani se dalin më qartë.

Ja ku i keni targat 444. Janë dy makina të Intimit.

Të dyja ishin në eskortë.

Tjetër tani.

Pak më sipër. Emri Agasi.

Vazhdo më sipër. Shihni pak këtu gjobat.

Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës.

Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë.

Çfarë donte ky tek Elda Gas?

Ka lënë makinën…

Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare.

Por është kapur peng në zonën e krimit.

Po, po, ua kam thënë, Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë.

Çdo metër katrorë aty është e vjedhur.

Ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi.

Dhe ky tani, ja ku është dëshmia, ka lënë makinën aty.

Ia morën apo nuk ia morën me karrotrec, këtë nuk mund të them, por një gjë di të sigurt, aty nuk lejohen parkimet se janë sarajet e Surrelit. Askush nuk mund të parkojë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, …