Berisha: Rama nuk heq imunitet! Populli opozitar do të flasë me gjuhën e tij më të bukur, atë të luftës për liri!

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se, Edi Rama nuk do të heqë imunitetin për Ballukun.

Berisha paralajmëroi se, populli opozitar do të flasë me gjuhën e tij më të bukur, atë të luftës për liri dhe dinjitet.

Berisha: Vetëm dje, dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, skllevër mjeranë të pushtetit u deklaronin miqve të tyre, se e kuptojmë se Edi Rama ka marrë fund, por përsëri na kërkojnë që në datën 18 të votojmë në favor të tij.

Dy gjykatës Kushtetues skllevër të pushtetit, i dini ju, lexoni librin e gjeni kush janë. Aty ka dhe gra, nuk po them gra, burra. Dy burra, gjykatës skllevër të pushtetit u deklaronin miqve të tyre në mënyrë të pavarur, se ne e kuptojmë se Edi Rama ka marrë fund, por prap na bëjnë presion të jashtëzakonshëm për të votuar për të në datën 18.

Ndaj dhe nuk kam asnjë lloj mëdyshje, që ia nuk do të heq imunitet, sepse të parin imunitet që heq, do detyrohet të heq të dytin të vetin dhe ai nuk e bën.

Atëherë populli opozitar do të flasë me gjuhën e tij më të bukur, gjuhën e luftës për liri dhe dinjitet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, …