Eksperti i ekonomisë: Qeveria po shpërblen bizneset që kanë kontribuar në fushatat zgjedhore

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ku komentoi mbi politikat fiskale të qeverisë dhe marrëdhëniet e saj me komunitetin e biznesit.

Preci u shpreh se qeveria aktuale po mbështet kryesisht ato biznese që kanë qenë kontribuese në fushatat zgjedhore, duke krijuar një klimë të favorshme për kategori të caktuara.

“Duket sikur qeveria po bën armpushim me komunitetin e biznesit. Kemi një ndryshuershmëri të rregullave fiskale në harkun kohor të 15 viteve të fundit,” tha ai.

Sipas tij, kjo mbështetje nuk është e rastësishme, por lidhet me shpërblimin e atyre bizneseve që jo vetëm janë toleruar në vjeljen e detyrimeve fiskale, por njëkohësisht kanë qenë edhe kontribuese në fushatat zgjedhore.

“Duket sikur qeveria po bën armpushim me komunitetin e biznesit , kemi një ndryshuershmëri të rregullave fiskale ne harkun kohor të 15 viteve të fundit.

Hamendësoj se qeveria po shpërblen ato kategori biznesi, te cilat  janë toleruar në vjeljen e tolerimeve fiskale dhe njekohësisht kanë qënë kontribues ne fushata zgjedhore“, u shpreh Preci.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Krishtlindjen: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet në shpresë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në vigjilje të Krishtlindjeve ka uruar besimtarët e krishterë në …