Berisha uron Krishtlindjen: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet në shpresë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në vigjilje të Krishtlindjeve ka uruar besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën.

Berisha shkruan se, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njërin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët.

Postimi

Gëzuar Krishtlindjet!

Të dashur miq, sonte është nata e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret, nata më magjepse për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe mbarë botën. Prandaj le të urojmë ne së bashku përzemërsisht miqtë tanë të krishterë kudo që janë: Gëzuar Krishtlindjet, magjia e kësaj nate le të shndërrohet në mirësi, gëzime, shpresë, besim e forcë për çdo njerin prej jush, për të gjithë besimtarët e Zotit, për mbarë shqiptarët. Krishti Mbret ju bekoftë! Gëzuar!

About Redaksia

Check Also

Tenderi i sajuar për baxhanakun/ I dha 75 milionë euro për “Përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”

Mariglen Kume, MCN TV: Çfarë informacionesh ka PD që lidhin Geron Meçen, Ermal Beqirin, Daniel …