Një qytetar nga Sukthi që mori pjesë në bashkbisedimin e Berishës me qytetarët në Manzë nuk ka nguruar të lëshojë akuza ndaj degës së PD në Durrës për indiferentizëm dhe për mos angazhim maksimal në takime me qytetarët.
Fadil Bashnjari tha se, në zonën e tij kishte përmbytje të mëdha nga reshjet, por vetëm deputeti Igli Cara erdhi që të na takonte. As drejtuesi politik nuk është parë në zonë qysh nga përfundimi i farsës së 11 majit.
Bashnjari: Unë quhem Fadil Bashnjari nga Sukthi.
Unë nuk jam për lavdata shumë, po duhet të bëj nja dy vërejtje.
Kryesia e Partisë Demokratike në Durrës më duket se është, në gjumë, a si t’ia them unë, nuk s’po e kuptoj bash mirë, sepse nuk i ngjoj zërin fare.
Para një muaji kemi pasur përmbytje këtej…Përveç Manjola Lugut edhe Igli Carës, deputetë të tjerë hipshin në kat të tretë se mos të lagen nga këmbët.
Drejtuesi politik i, joni i Durrësit, s’e kemi parë që 10 muaj që kemi bërë zgjedhjet, na kemi mbaruar, një falënderim ose një mirënjohje për, këto demokratë që kanë ndejtur një muaj jashtë, natë e ditë, unë s’e kam parë.
Kjo ishte një vërejtje për këtej poshtë. Për atje lart… më falni. Për atje lart, kam një vërejtje tjetër, doktor.
Kryetari i grupit parlamentar diskuton edhe e kemi mësuar diskutimin e tij përmendësh, sa të dalë atje në foltore, e dimë të gjithë demokratët se ç’do të thuhet.
Një shprehje, një fjali e bukur më ka tingëlluar në vesh. Thotë, ne jemi opozita dhe kemi veç të drejtën e fjalës.Por fjalën ne nuk na e japin, thotë, dhe nuk na lënë me fol.
Doktor, kjo qeveri është në humnerë, është duke u hedhur në humnerë. Por më duket, më duket se e kemi lidhur me litar ne të PD-së edhe nuk e lëmë me ra.
Të të bëj një thirrje shoqërore në emër të këtyre demokratëve: Këpute atë litarin e kësaj qeverie, të hidhet në humnerë.
Faleminderit!
Berisha: Të falënderoj shumë për ndërhyrjen.
Kryesia, ose dega e Partisë në Durrës dhe në Sukth kanë punuar dhe ju keni punuar shumë.
Ka patur individë që nuk kanë justifikuar besimin tuaj.
Ka patur të tjerë që kanë bashkëpunuar me socialistët.
Po,pa diskutim.
Dhe kanë shkelmuar idealet dhe besimin tuaj.
Natyrisht, analiza do bëhet….
Gazeta RD