SPAK kap jahtin 1 milionë dollarë të grupit kriminal, Rama-Agasi-Beqiri

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete që dyshohen se i përkasin personave të përfshirë në dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t, një çështje që përfshin qindra miliona euro. Këto asete besohet se janë fituar me fonde të dyshuara si të përftuara nga aktivitet kriminal.

Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i bërë nga kontrollet e BKH-së. Verifikimet tregojnë se një shtetase, Xhenila Tamizi, figuron në dokumentet e pronësisë së mjetit lundrues “Predator 50 Sky Fall”, i cili sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri. Jahti ka një vlerë të konsiderueshme, rreth 950 mijë dollarë.

Hetimet e SPAK po përqendrohen edhe tek prona të tjera të fituara nga kompanitë “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, kryesisht në Tiranë, në sektorin e ndërtimit, si dhe prona të paluajtshme në disa qytete të Shqipërisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Izolimi i regjimit/ Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosin sanksionet e para ndaj Ramës

SHBA pezullon vizat ndërsa Bashkimi Europian pezullon fondet për regjimin e Tiranës. Këto janë snaksionet …