Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti drejt fitores, kryeson me mbi 50% të votave të numeruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje po prin rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:54. Me 50 për qind të votave të numëruara,

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota. Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.

Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind. Këto shifra konsiderohen ende paraprake, ndërsa KQZ pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim.

About Krye Redaktor

Check Also

Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së pas humbjes në zgjedhjet e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij …