Rama do të hape burgjet/ Nismë për amnisti të kriminelëve dhe të të korruptuarve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë me dije se Qeveria Shqiptare do të ndërmarrë një nismë për amnisti në këtë fundvit, e frymëzuar nga parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe standardeve europiane.

Sipas ministrit, amnistia është pjesë e një politike penale moderne, e cila synon rehabilitimin e personave të dënuar, uljen e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe forcimin e sigurisë afatgjatë në shoqëri. Nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 380 persona me lirim të menjëhershëm, ndërsa afërsisht 900 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit, duke sjellë një reduktim të popullimit në burgje me rreth 7%.

Ministri Lamallari theksoi se aktualisht në sistemin penitenciar ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët më shumë se gjysma janë në paraburgim, fakt që ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjen për ndërmarrjen e kësaj amnistie.

Ai nënvizoi se qëllimi i qeverisë është ndërtimi i një drejtësie të drejtë dhe funksionale, që mishëron sundimin e ligjit, respektin për dinjitetin njerëzor dhe parimet demokratike europiane, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …