Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama u kthye në avokatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, duke u bërë mburojë mbrojtëse edhe për familjen e tij.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se fondet e AKSHI-t nuk janë përdorur, porse janë vjedhur nga familja supermafioze Rama
Berisha: Edi Rama, që bëri dje avokatin mjeran të Lubisë bis, sipas të cilit prokuroria e ka akuzuar atë për përdorimin e fondeve, përgëzoj një gazetar i cili shkruante se Rama ka përdorur aty gjuhën oruelliane, ku vjedhja e shefit quhet përdorim, ku plaçkitja quhet mbikëqyrje nga shefi.
Edi Rama pretendonte se Linda e dytë e tij, se i kanë rastisur të treja me Linda, Belinda, Mirlinda, Linda, se si i merr fati të tria në një rreth të kuq, se Mirlinda po akuzohet se ka përdorur fonde.
Po ka mbrojtje më kriminale, më të turpshme se kjo?
Si mund të akuzosh se ka përdorur fondet?
Akuzohet se ka vjedhur fondet. Se ka drejtuar një organizatë kriminale me Ergys Agasin, me koordinatorin e tij, dhe se fondet kanë shkuar që të gjitha në familjen supermafioze Rama.
Ndaj dhe për ta mbyllur edhe njëherë, jep dorëheqjen sa më parë.
Je i pashpresë.
Qytetarët shqiptarë janë të zemëruar, të revoltuar kundër teje dhe të gatshëm që të paguajnë çdo çmim për familjen tuaj.
Gazeta RD