Berisha: Kosova triumfoi me votën e lirë, Shqipëria peng i Ramaduros

Kryetari i PD, Sali Berisha uron Kosovën për zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë.

Në një reagim në facebook ai e quajti ‘një sukses frymëzues për Shqipërinë, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

​Reagimi

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor.

Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve

About Redaksia

Check Also

Vendi ku fshihet Rama/ Kush është koordinatori i ri që po rekruton vrasësit kundër studentëve

Sali BERISHA Zërat brenda Partisë Socialiste në favor të një zgjidhjeje politike, domethënë për dorëheqjen …