Rama tha se s’do heqë imunitetin e Ballukut/ Berisha: Akt antikushtetues dhe provokim i ulët për çdo shqiptar

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi se nuk do të heqë imunitetin nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Berishës, ky veprim është një akt antikushtetues dhe një provokim i ulët për çdo qytetar shqiptar që ka paguar taksat e tij, ndërkohë që vjedhjet e miliona eurove vazhdojnë të mbeten të pasqiruara. Ai e cilësoi këtë si një vazhdim të politikës së korrupsionit të Edi Ramës dhe një tentativë për të mbrojtur ato që ai i quajti “kriminelët e regjimit”.

Berisha: Por, ky vit gjithashtu u karakterizua nga një denoncim ndërkombëtar në një seri rezolutash të firmosura nga partitë politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën, në të cilat damkoset narkodiktatori Edi Rama, farsa e tij elektorale, përdorimi i Altin Troplinit dhe institucioneve të tjera kundër pluralizmit politik dhe opozitës.
Ky vit shënoi damkosjen e Edi Ramës në mediat botërore por edhe në institucionet më të rëndësishme të planetit siç është Kongresi i SHBA, Asambleja parlamentare i këshillit të Europës, parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, institucione këto themelore në Europë dhe botë të rendit demokratik.
Edi Rama hoqi çdo maskë, doli siç është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.
E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetvete nuk është më e vogël se afera e djegësit të Tiranës apo djegësve në Tiranës.
Por në rastin e hetimit të djegësve, ai bëri kurban Arben Ahmetajn, njeriun që kishte refuzuar 5 herë të firmos projektin e djegësit të Tiranës, por që pavarësisht nga kjo, arriti me Troplinin e tij në Skap të lëshojë urdhër-arresti dhe të mos merret asnjë ditë në pyetje si nismëtar, si organizator, si ekzekutor i projektit të djegësit të Tiranës, zhdukjes së 130 milionë eurove pa nam dhe nishan në kontot bankare të tij dhe të Erion Veliajt.
Por në rast se Altin Troplini, një mercenar i shpifur i Edi Ramës amnistoi në këtë mënyrë djegësin e Tiranës dhe 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarë, në fakt rreth 400 milionë po të marrim edhe djegësit e tjerë, një prokuror tjetër nuk ndoqi rrugën e tij në aferën e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e unazës së Tiranës, të denoncuara dhjetëra herë këtu para jush, por mori përsipër të zbatojë ligjin.
Në zbatim të ligjit ai shkoi direkt te Edi Rama sepse Lubia nuk është gjë tjetër në atë aferë veçse një hajdute e Edi Ramës, që vodhi bashkë me të, por zbatoi urdhrat e tij.
Dosjet e Lubi Ballukut nxorën para shqiptarëve dhe botës fytyrën e vërtetë të hajdutit Edi Rama.
Ato dëshmuan se autori i vërtetë i vjedhjes 93 milionë euro me tunelin e Llogarasë është Edi Rama.
Ato dëshmuan se lotet e unazës së Tiranës, përveç Lubisë, është dora e zezë e Edi Ramës që ndante tenderat.
Ndaj Edi Rama në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit.
Dhe tani nga zyra e tij, në mënyrë identike me një hajdut të papenduar, deklaron se 16 mijë faqet e sjella nga prokuroria nuk kanë asgjë për Lubi Ballukun, prandaj kthejini mbrapsht se nuk hiqet imuniteti i saj.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …