Berisha: Kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij për mediat tha se, kthetrat e zeza të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit.
Berisha u shpreh se për më shumë se një vit, Edi Rama ka bllokuar çdo mundësi kontrolli të kadastrës, duke përdorur këshilltarët dhe banditët e tij për të kërcënuar dhe intimiduar drejtues të institucioneve shtetërore.

Berisha: Por sot duhet të informoj shqiptarët se kthetrat e zeza të AKSHI-t, në fakt të Edi Ramës nëpërmjet AKSHI-t, janë shtrirë si tentakula në kadastrat e vendit.
Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli.
E ndaluar.
Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar.
Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij.
Rumi është lule me ato që ka kryer Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij në pronat e shqiptarëe, në pronat e shtetit shqiptar në tërësi dhe në veçanti në brigjet e Jonit
Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë.
Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë.
Faktikisht zyra e Ergys Agasit ishte zyra e kryeministrit në hije të Shqipërisë protektorat krimi.

About Redaksia

Check Also

Protesta në Durrës/ Banorët: Bashkia po na shemb shtëpitë, ata që paguajnë do shpëtojnë!

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit” kanë dalë sot në protestë për shkak të …