Berisha paralajmëron Ramën/ Shumë shpejt do përballesh me zemërimin popullor”

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri një paralajmërim të forte kryeministrit Edi Rama. Berisha tha gjatë konferencës përhtyp se, i them Edi Ramës zemërimin popullor shumë shpejt do bjerë mbi ty.

Berisha theksoi se, zhvillimet e fundit, veçanërisht ngjarjet e 11 Majit, treguan se Rama është një “kriminel” që ka përfituar nga abuzimi me pasuritë e shqiptarëve dhe se tani po u thotë qytetarëve se do t’i vjedhë më shumë, duke anashkaluar drejtësinë.

Berisha: Pra, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij.

Se ai është një kriminel, një delinkuent që e ka vendin në bankën e të akuzuarit, para drejtësisë.

Se ai po kryen krimin e shëmtuar jo vetëm të vjedhjes së qindra e qindra milionë, në mos miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, por tani u thotë shqiptarëve se do u vjedh se drejtësia nuk ekziston.

Çka përbën një kushtrim të madh për çdo shqiptar dhe unë i them Edi Ramës, prite zemërimin popullor.

Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty.

Duke përfunduar u uroj ju gëzuar Vitin e Ri.

U uroj qytetarëve shqiptarë këtë vit dhe të fillojmë vitin tjetër me forca, energji dhe guxim për të çliruar veten tonë, qytetarët shqiptarë, Shqipërinë, nga ky regjim, më i rrezikshmi sot në Europë, ndër më të rrezikshmit në botë.

About Redaksia

Check Also

Bizneset protestojnë para bashkisë Durrës: 6 vite pas tërmetit, ende kemi ngelur rrugëve!

Disa përfaqësues të bizneseve në Durrës kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së qytetit. …