Bardhi: Kuvendi, zyrë avokati për Ballukun!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur.

Sipas tij, e pandehura, Belinda Balluku, që është përballur me akuza të rënda, mund të kërkojë edhe tre muaj ose tre vite, pasi çdo individ, kur kërkohet arrestimi i tij, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë procesin sa më shumë të mundet.

“Nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli dy javë, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur. E pandehura, e kam thënë edhe herës së shkuar, mund të kërkojë dhe tre muaj, mund të kërkojë edhe tre vite, sepse po kërkohet dërgimi i saj në burg. Dhe çdo njeri ndaj të cilit kërkohet arresti me burg, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë këtë proces sa të mundet. Dhe unë ndjej keqardhje që për kryetarin e kuvendit dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, prevalon kërkesa e dikujt që akuzohet për abuzim 1.1 miliardë euro, përkundrejt kërkesës së prokurorisë.

Sepse siç e dini, prokuroria ka kërkuar shqyrtimin brenda tre, maksimumi pesë ditëve nga momenti që ka mbërritur kërkesa. Sot bëhen plot dy javë nga ky moment dhe ne ende nuk kemi as dëgjimin e prokurorisë për kërkesën që ajo ka sjellë në kuvend. Dhe nuk ka ndodhur kurrë me asnjë rast të mëparshëm që t’i jepet një kohë kaq e gjatë, aq më tepër kur është provuar që po prishen provat dhe po intimidohen. Dua të ju bëjm me dije se ne rithërrasim mbledhjen e këshillit ne 6 janar ora 11:00″, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Bllokimi i e-albania/ Këlliçi: 500 milionë euro, plaçkë e familjarëve të Palloshit…

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin, lidhur me bllokimin e portalit shtetëror e-albania, …