Kaos dhe aksidente në Rrugën e Kombit, Gjekmarkaj: Qeveria ka dështuar në sigurinë publike!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj shkruan se në rrugën e Kombit nuk është marrë asnjë masë parandaluese, si hedhja e kripës, për të shmangur aksidentet, ndërsa zona e veriut është përfshirë nga moti i keq me dëborë.

Në një reagim, ai shprehet se, ndonëse pritej moti i keq, autoritetet nuk kanë vepruar. Gjekmarkaj akuzon qeverinë se ka dështuar në sigurinë publike.

“Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Moshedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Image

Kjo është një tjetër provë e dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe e arrogancës së një pushteti që ka braktisur qytetarët e tij. Partia Demokratike i kërkon institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë dhe të marrin përgjegjësi për pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

Në emër të Partisë Demokratike, u bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi qeveria ka treguar edhe një herë se është e paaftë dhe e pavullnetshme për të përmbushur detyrimet e saj më minimale ndaj sigurisë së qytetarëve!”, shkruan deputeti.

 

About Redaksia

Check Also

Kokainë drejt vendeve të BE/ Raporti i SPAK: Pastrim parash me ndërtimet, korrupsion në nivele të larta

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar sot (9 mars) raportin …