Berisha: Uroj që Shqipëria një minutë e më parë të zhvillojë zgjedhje si Kosova!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, uroj që Shqipëria një minutë e më parë të zhvillojë zgjedhje si Kosova.

“Nuk e kam ndjekur me aq vëmendjen fushatën zgjedhore, por kam ndjekur me admirim zhvillimin e zgjedhjeve dhe natyrisht kam përgëzuar fituesin e këtyre zgjedhjeve, Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës dhe forcat politike që u angazhuan në një proces zgjedhor dinjitoz të qytetëruar, që bën krenar çdo shqiptar dhe që Shqipëria nuk e ka.

Ndaj dhe duke mos marrë përsipër të komentoj rezultate konkrete të forcave të tjera politike. Uroj që Shqipëria një minutë e më parë të zhvillojë zgjedhje si Kosova”, tha Berisha!

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …