Berisha: Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste në ishullin-burg Riker

Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh se në SPAK gjeti McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste në ishullin-burg Riker.

“Natyrisht, këtu kryefjala, dhe unë e kuptoj dhe e lexoj në sytë tuaj, se e keni Ramaduron tani, atë po prisni ju tani se ç’do të them unë për Ramaduron.

Por unë do të them ato që ka Ramaduro vetë.

Më lejoni pak t’u informoj se çfarë ka thënë Ramaduro për veten e tij.

Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste Edi Ramën në ishullin Riker, jo në Metropolitan.

Ishulli Riker është një ishull burg si muze, me të gjithë banditët e mëdhenj të historisë së SHBA.

I kanë aty edhe gurët e varrit se kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më nga ishulli”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …