Berisha: Rama është po aq kriminel sa McGonigal! Arrestimi i Maduros një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në botë

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK tha se, Rama është po aq kriminel sa McGonigal! Ai tha se, arrestimi i Maduros një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në botë.

Berisha: Këtë e thonë të cilët bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës, e farsës elektorale.

Edhe kur bën pyetjen ti, i mendon fjalët. Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale, njëlloj si Maduro.

Një nga shkaqet që Maduro u arrestua, ishte dhe fakti se ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama zgjedhje nuk zhvillon. Zhvillon farsë elektorale…

Jo ta besoj. Nëse Këshilli i Europës i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, gardian i saj, thotë që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Këtu është problemi.

Ndaj dhe Berisha ka deklaruar në mënyrën më të përsëritur, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, kështu që është populli shqiptar, është opozita shqiptare e cila do ti japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar. Shqiptarët do të shkojnë me të gjitha mënyrat, absolutisht që duhet të trajtohen armiqtë e lirisë dhe votës së shqiptarëve.

Unë e kam përshëndetur arrestimin e Maduros dhe ndëshkimin e tij, si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në botë. Por unë nuk kam deklaruar ndonjëherë se forcat ‘Delta’ do vijnë ta arrestojnë.

Po, kam deklaruar dhe deklaroj se në aferën McGonigal, Edi Rama është po aq kriminel sa McGonigal. Këtë e kam deklaruar dhe e deklaroj dhe kjo është e vërteta.

Të tjerat pastaj, siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka do të përmbyset dhe narkodiktatura. Por tani një diktator më pak është lehtësim për ne.

Ai bashkë me Ballukun, bashkë me Lindat e tij, se i ka dhe dy Linda nga pas, që i adhuron e që janë të implikuara gjerë në veshë në AKSHI-n e tij.

Harrova të ju them, aty ishte dhe Gysi me Irena Gjokën. Irena Gjoka ka qenë këshilltarja e Gysit.

Ekziston në ato filmime, regjistra, dhe ka qenë një nga këshilltarët.

Do ta shoh datën dhe do të them, por gjatë këtyre dy viteve të fundit. Jo videon, por regjistrin…

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …