Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton!

Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se, koha e narko-diktatorëve po perëndon me shpejtësi.

Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

Koha e narko-diktatorëve po perëndon me shpejtësi.

Ajo që forcat Delta realizuan në një operacion të përsosur, të paparë ndonjëherë në histori, për mënyrën perfekte të realizimit kundër një narko-diktatori të urryer të popullit të Venezuelës, ka zgjuar popujt në të gjitha vendet e tjera që të ngrenë krye kundër diktatorëve të tyre.

Kam besim se shqiptarët, të cilët e kanë pritur siç keni parë ju, me interesin më të madh arrestimin në dhomën e tij të gjumit të narko-diktatorit të Venezuelës dhe paraqitjen e tij në sallën e gjyqit në Nju Jork, presin me padurim për t’u përballur me diktatorët e tyre dhe narko-diktatorin e tyre në rastin e tyre në Shqipëri, dhe për t’i dhënë atij ndëshkimin dhe vendin që meriton.

PD dhe opozita shqiptare është e vendosur të organizojë të gjitha demonstratat, protestat, revoltat në mënyrë që të çlirojë vendin nga ky narko-diktator, i parë dhe i vetëm në Europë.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …